‘Colour Day Festival vjen për herë të parë në Shqipëri ᾿

“Colour Day Festival ” vjen për herë të parë në Shqipëri, një festë, kryefjala e së cilës janë ngjyrat dhe muzika   Ngjyrat kanë pushtuar sheshin Nënë Tereza. “Colour Day Festival ” vjen për herë të parë në Shqipëri, një festë, kryefjala e së cilës janë ngjyrat dhe muzika. Këngëtarë dhe DJ të shumtë kanë

“Colour Day Festival ” vjen për herë të parë në Shqipëri, një festë, kryefjala e së cilës janë ngjyrat dhe muzika

 

ngjyrat e jetes

Ngjyrat kanë pushtuar sheshin Nënë Tereza. “Colour Day Festival ” vjen për herë të parë në Shqipëri, një festë, kryefjala e së cilës janë ngjyrat dhe muzika. Këngëtarë dhe DJ të shumtë kanë ndezur atmosferën gjatë kohës që publiku është mbuluar nga pluhurat shumëngjyrësh.

Festivali që të fton të ngjyrosësh ëndrrat është pritur me padurim nga të rinjtë, disa prej të cilëve kanë ardhur enkas nga Kosova për këtë eveniment. Dj të famshëm si Dj Sardi, Dj Abel, Dj Olti, këngëtarë të mëdhenj si: Elvana Gjata, Alban Skënderaj Capital T, Lumi B, Majk, Gjergj Kacinari etj, kanë ndezur skenën duke bërë publikun të kërcejë nën ritmet e muzikës së lartë.

 

Nga ora 12 e paradites deri në mesnatë  festa dhe ngjyrat nuk kanë ndalur në asnjë moment, duke e bërë atmosferën më shumëngjyrëshe se kurrë. Dj Tujamo ishte dhe surpriza e mbrëmjes për të cilin, publiku kishte orë që priste.

 

 

 

Përgatiti: F. Bushi

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar