Çmimi për bibliotekën më të mirë publike

Çmimi për bibliotekën më të mirë publike

Çmimi  për “Bibliotekën më të mirë publike” në botë për këtë vit u dha nga International Federation of Library Associations and Institutions. Biblioteka njihet si “Gabriel García Márquez” dhe ndodhet ne Barcelonë. Ajo gjendet në lagjen Sant Martì, por është votuar si më e bukura në botë. Kjo është ndërtesa e parë publike në Barcelonë

Çmimi  për “Bibliotekën më të mirë publike” në botë për këtë vit u dha nga International Federation of Library Associations and Institutions.

Biblioteka njihet si “Gabriel García Márquez” dhe ndodhet ne Barcelonë. Ajo gjendet në lagjen Sant Martì, por është votuar si më e bukura në botë.
Kjo është ndërtesa e parë publike në Barcelonë e ndërtuar tërësisht prej druri.
Janë katër kate në total, të cilave u shtohet edhe bodrumi.

Kati i parë i kushtohet letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë, i cili është i kompletuar me ambiente të pajisura me lojëra për të gjitha moshat dhe një teatër për ata që kanë vështirësi me stimulimin njohës.

Kati i dytë lidhet me temat shkencore, i cili ka kompjuterë që mund të përdoren për konsultim.

Kati i tretë është projektuar për romanet, me një seksion shumë të madh kushtuar letërsisë latino-amerikane në nder të Gabriel García Márquez-it.

Kati i katërt është i rezervuar për libra joartistikë, me tavolina leximi, dhoma për klube librash dhe një klasë për shkrim-leximin dixhital.

Bleona Guraj

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar