Çmimi i naftës nuk bie në Shqipëri

0

Një fuçi nafte në tregjet ndërkombëtare është shitur me 96 dollarë, duke shënuar një ulje të ndjeshme. Javët e fundit ari i zi ka pësuar një ulje 32 për qind.

Megjithë uljen në tregjet evropiane dhe të Ballkanit, në vendin tonë një litër naftë shitet me 185 lekë. Në vendet e Europës çmimi i naftës është  ulur ndjeshëm. Në Itali nafta është ulur 30 për qind, në Francë po ashtu, në Gjermani 32 për qind.

Edhe në vendet e rajonit nafta ka pësuar ulje. Në Maqedoni dhe në Malin e Zi çmimi i saj është ulur 30 për qind. Tregtarët shqiptarë të pikave të karburantëve janë shprehur se arsyeja kryesore që çmimi i naftës nuk është ulur lidhet me shtrenjtimin e dollarit në vend.

/Erina Haxhiu/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here