Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, siguron se për festat e fundvitit nuk do të lejohet asnjë shitës të aplikojë çmime abuzive dhe spekuluese. Gjatë një takimi me tregtarët ministri Panariti premtoi krijimin e tregjeve alternative. Panariti theksoi se këto tregje do të krijohen shumë pranë qendrave kryesore të vendit, të cilat do të caktojnë çmimet
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, siguron se për festat e fundvitit nuk do të lejohet asnjë shitës të aplikojë çmime abuzive dhe spekuluese. Gjatë një takimi me tregtarët ministri Panariti premtoi krijimin e tregjeve alternative.
Panariti theksoi se këto tregje do të krijohen shumë pranë qendrave kryesore të vendit, të cilat do të caktojnë çmimet e shumicës.
“Shitësit e nivele të dyta dhe të treta nuk do të lejohen të aplikojnë çmime abuzive dhe spekuluese. Kemi të gjithë instrumentet për t’i larguar të gjithë operatorët, që spekulojnë në fund të vitit me çmime jashtë ofertës dhe kërkesës.
Do ta vazhdojmë dhe në ta ardhmen, nëpërmjet rritjes së ofertës së bizneseve. Në këtë javë do të krijojmë dhe tregje alternativë, që do aplikojnë çmimet e shumicës të aksesueshme nga të gjithë konsumatorët”, tha ministri Panariti.
Bashkë me drejtoreshën e Tatimeve, Briseida Shehaj, Panariti u bëri thirrje tregtarëve që të mos abuzojnë me çmimet në ditët e festave, por të tregohen miqësorë me konsumatorin dhe t’i ofrojnë atij mallra me çmime të reduktuara.
“Javën që vjen jemi në terren për të inspektuar çmimet. Konsumatorët t’i shmangin blerjet nga prodhuesit e vegjël. Ofertat me çmime të reduktuara nuk do mungojnë. Do jem për të promovuar zgjerimin e ofertës me çmime të reduktuara”, u shpreh Panariti.
Ndërsa drejtoresha e DPT Shehaj tha se aksioni do të nisë, por pritet edhe mbështetja e qytetarëve për denoncimet përkatëse.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *