Derisa Kampionati Botëror është pranë përfundimit me finalen mes Gjermanisë dhe Argjentinës, si dhe duelin e vlefshëm për pozitën e tretë ku do të takohen Brazili dhe Holanda, është momenti i duhur për të nxjerr konkludime. Tabloidi britanik “Daily Mail”, ka publikuar një përmbledhje me dhjetë gjëra që mësuam nga gara në Brazil. 1) Brazili
Derisa Kampionati Botëror është pranë përfundimit me finalen mes Gjermanisë dhe Argjentinës, si dhe duelin e vlefshëm për pozitën e tretë ku do të takohen Brazili dhe Holanda, është momenti i duhur për të nxjerr konkludime.
Tabloidi britanik “Daily Mail”, ka publikuar një përmbledhje me dhjetë gjëra që mësuam nga gara në Brazil.
1) Brazili ka “harruar” lojën e bukur
Nuk na u nevojit turpërimi në gjysmëfinale nga Gjermania për të kuptuar se Brazili ka humbur autoritetin moral.
Ndeshjet e mëparshme, përfshirë çerekfinalen kundër Kolumbisë ishin dëshmi se skuadra nikoqire nuk e ka shkëlqimin dhe lojën atraktive të skuadrës triumfuese nga gara e vitit 2002.
2) Futbolli ndërkombëtar në kulmin e tij
Ky Botëror solli skuadra si Kolumbia, Algjeria e Kosta Rika që dëshmuan se dinë të luajnë futboll të mirëfilltë.
Po ashtu, niveli i përgjithshëm i lojës shfaqi fuqinë në rritje dhe dëshirën e madhe për të arritur gjëra të rëndësishme me Kombëtaret përkatëse.
3) Pasioni nuk mjafton
Debati nëse supremacia e pasionit ose taktika e duhur mjafton për të fituar një ndeshje nuk do të ndalet kurrë. Pa pasion nuk do të shihnin paraqitjen e mirë të Luis Suarezit kundër Anglisë.
Por, pa taktikë nuk do të kishim Kosta Rikën në çerekfinale. Në fund, më së keqi e pësoi Brazili.
4) Futbolli sulmues do të mbetet
Argjentina dhe Holanda u përkujdesën për ta prishur trendin në duelin e tyre në gjysmëfinale.
Por, këtij Botërori, përveç ekipeve të zakonshme që shquhen me lojë atraktive, i kanë dhënë hijeshi skuadra si Kili e Kolumbia me lojën e tyre joshëse.
5) Anglezët, ende të mbivlerësuar
Anglia mund të mos jetë aq e keqe sa që sugjerojnë rezultatet.
Por, nuk duhet fshehur faktin se në Angli ekziston një bindje e përgjithshme se futbollistët e tyre janë të aftë të bëjnë gjëra të mëdha vetëm për shkak se luajnë në klube të mëdha të Premierligës. Gabim.
6) FIFA ka marrë fund
Nuk kemi pasur nevojë për Kampionatin Botëror që të na tregojë. Era e fortë do të kërkojë ndryshime në strukturën aktuale të FIFA-s. Barra do të bjerë mbi Sepp Blatterin që të sjellë reforma, ose te dikush tjetër pas zgjedhjeve të pashmangshme në vitin e ardhshëm.
7) Brazili nuk është dashur të jetë nikoqir
Ka qenë argëtuese, gara më e mirë që mund të mbajmë mend, por kryesisht për shkak të mikpritjes së njerëzve, vullnetarëve e stafit dhe traditës së pasur të futbollit.
Por, dallimi i madh krahasuar me të varfrit që protestuan vazhdimisht në rrugë lënë dyshime të mëdha.
8) Louis van Gaal është paksa i çmendur
Me zëvendësimin e Jasper Cillessen me Tim Krul në ndeshjen çerekfinale kundër Kosta Rikës, Van Gaal tregoi se është në gjendje të bëjë gjëra të paimagjinueshme.
Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të fituar një ndeshje, dhe ai duket i gatshëm që t’i përdorë secilën prej tyre.
9) Bota është ende e madhe
Teknologjia dhe globalizimi e bëjnë të duket e vogël, por ekziston një botë jashtë Ligës së Kampionëve e garave tjera si Premierliga.
Me strategë si Jorge Luis Pinto, Jose Pekerman e Jorge Sampaoli, nevojitet vetëm një reklamë më e madhe për një garë të paharrueshme.
10) Gjermanët ia qëlluan
Po, mund të jetë monotone, e dimë të gjithë. Por, Gjermania u zhyt deri tek rrënjët e lojës së tyre për të sjellë një gjeneratë të futbollistëve të shkëlqyeshëm që e kanë bërë ekipin Kombëtar të ndihet krenar. Skuadra e Joachim Loë do të luajë në finale kundër Argjentinës.
/Dorjan Gjepali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *