Kemi një plan realist, kemi një strategji negociouese dhe më kryesorja, nuk kemi asnjë angazhim tjetër përveç se t’i shërbejmë interesit kombëtar, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras, nga tribuna e parlamentit gjatë leximit të programit të qeverisë. Kryeministri vuri në dukje se vendim i parevokueshëm i qeverisë është që të respektojë dhe të zbatojë në
Kemi një plan realist, kemi një strategji negociouese dhe më kryesorja, nuk kemi asnjë angazhim tjetër përveç se t’i shërbejmë interesit kombëtar, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras, nga tribuna e parlamentit gjatë leximit të programit të qeverisë.
Kryeministri vuri në dukje se vendim i parevokueshëm i qeverisë është që të respektojë dhe të zbatojë në tërësi angazhimet elektorale.
“Ky angazhim është aksi i panegociueshëm i politikës tonë. Është çështje nderi, kredibiliteti dhe respekti të demokracisë”, theksoi ai.
Duke shtjelluar akset e politikës që do të zbatojë qeveria e tij, Cipras tha se “rifitimi i sovranitetit popullor të vendit, rehabilitimi i rolit të barabartë brenda kuadrit institucional të BE, përballimi i krizës humanitare, rivendosja e dinjitetit të popullit, drejtësia sociale dhe rilindja kulturore e Greqisë, janë objektivat bazë të qeverisë së shpëtimit social që krijuam menjëherë pas zgjedhjeve”.
Cipras paralajmëroi për përballimin e krizës humanitare që shkaktuan memorandumet, zbatimi i të cilave do të fillojë të mërkurën.
Kryeministri dërgoi një mesazh ndaj partnerëve duke theksuar se qeveria e tij do të respektojë konventat evropiane, por jo masat shtrënguese dhe shtoi se disponon një plan konkret, me propozime realiste që do të shpien vendin drejt rimëkëmbjes.
“Nuk kemi për qëllim që të kërcënojmë asnjë ekuilibër në Evropë. Respektojmë Paktin e Stabilitetit, por jo masat shtrënguese. Konventat evropiane nuk përmbajnë shtrëngesa dhe memorandume. Qeveria nuk ka të drejtën që të kërkojë zgjatjen e memorandumit dhe shtesën e shtrëngesës. Nuk ka të drejtën që të kërkojë zgjatjen e një programi shtrëngese që u refuzua nga populli grek”, nënvizoi ai.
Kryeministri paralajmëroi gjithashtu edhe krijimin e një komisioni hetimor që të shqyrtohet sesi arriti vendi deri këtu.
Cipras shpalli se vendosjen e limitit të të ardhurave të patatueshme në 12 000 euro, heqjen e taksës ENFIA brenda 2015-s dhe zëvendësimin e saj me taksën mbi pasurinë e madhe të patundshme.
Diskutimi mbi programin e qeverisë do të vazhdojë sot paradite, me pozicionimet e ministrave, përfaqësuesve parlamentare dhe deputetëve, ndërsa nuk përjashtohet të marrin fjalën edhe disa prej krerëve të partive politike.
Seanca e diskutimeve do të mbyllet të martën në mesnatë dhe do të pasojë votimi i hapur nominativ për votëbesimin e qeverisë Cipras.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *