Cilës ngjyrë i përket ti?

0

Ne jetojmë në një vend ku e bukura gërshetohet me të shëmtuarën, ku e mira gërshetohet me të keqen, fati me destinacionin, errësira me dritën, kultura me injorancën, endrra me realitetin, eleganca me të pahijshmen, dashuria me mos respektin dhe gjithcka tjetër.

Jetojmë në këtë kohë ku lehtësisht mund të biem pre e asaj cfarë nuk e dëshirojmë.

Jetojmë në këtë kohë ku padrejtësisht meritojmë atë ç’ka nuk e meritojmë.

Padrejtësisht ndoshta edhe jetojme, edhe bëhemi pjesë e një ambjenti ku ka shumëllojshmëri ngjyrash; ngjyra të bardha të shumëllojshme, ngjyra të zeza që duken që në sytë e tyre se cfarë të zeze mund të përmbajë. Nuk jam shumë e sigurt nëse nga vendet padrejtësisht nuk janë të zhvilluara (ose që nuk janë plotësisht të civilizuar), vjen ngjyra e bardhë apo e zezë?!

Nuk e di as nëse kjo ngjyrë e bardhë e meriton të jetë e bardhë edhe pse ka mbetur në varfëri, apo vetëm se ka mbetur të jetojë në varfëri duhet të jetë e zezë?!…

Nuk i lakmoj as ngjyrat e bardha që vijnë nga fshatrat ku nuk ka as grimcën më të vogël të investimit, e as ngjyrat e zeza që jetojnë në zonat më të famshme të metropolit.

Dua thjesht t’ju transmetoj mbresat e një mbledhjeje prindërish të një auditori premtues, gjate së cilës dalloheshin mjaft qartë njyrat e bardha ato të zeza.

Ah cfarë ndjesie të krijohej teksa i shihje duke konsumuar nga ai koktej i servirur pas programit.

Po po, ashtu ishte…

Lehtësisht vozisja sytë e lodhur të të pranishmëve, fytyrat e plakura, shpinat e përkulura që merrnin formën e harkut…me siguri nga puna e lodhshme e jetës që dhe e primareve të individit që kërkon të punojë dhe ta fitojë denjësisht atë pagë te vogël që shpeshherë edhe atë negociojnë t’ia vonojnë.

Ehh, keta janë  ngjyrat e bardha, të thinjur e të vrarë, ashtu u lulezonin sytë teksa konstatonin që fëmija i tyre ishte pjesë e auditorit në fjalë.

Po ato të tjerat?!  Për gjyrat e zeza e kam fjalën.

Ata ndryshonin shumë, jashtëzakonisht shumë nga ngjyrat e bardha.

Ngjyrave të zeza u shkelqenin këpucet edhe pse ajo ditë karakterizohej nga një mot tepër i zymtë, me shume shi. Ngjyrat e zeza tërë hijeshi, me trupin drejt, teksa pinin dicka dhe duke shkëmbyer disa fjalë me cilindo të kishin afër, vihej re ajo ironia e hollë e përdorur me mjeshtëri pas cdo fjale, shoqëruar edhe nga ndonjë shikim imponues që tregonte dhe përcillte autoritet.

Eh moj ngjyrë e zezë, përsëri e zezë ngelesh sepse ti nuk njeh dhe nuk shikon ngjyrë tjetër përvec të zezës, nuk ke mjaftueshëm zemër të bardhë për  ta bërë këtë.

Por ata që më pëlqyen më shumë ishin ata që qëndronin mes të bardhës dhe të zezës. Nuk e di nëse dashje padashje apo me qëllim t’i quaj “ngjyrat gri”.

Ngjyrat gri ishin ndryshe. Ata negocionin pastër me të gjithë të pranishmit, u  buzëqeshnin të gjithëve, u  flisnin të gjithë atyre që ishin prezentë në atë sallë modeste plot e përplot me ngjyra të bardha dhe të zeza.

Vetëm një njeri më la më tepër mbresa në atë ditë ku ngjyrat ishin mbledhur (ndoshta edhe rastesisht) të gjitha së bashku. Ishte ai i cili i njihte mirë ngjyrat e bardha, ai dukej i paster sepse përcillte denjësisht modestinë, ai herë pas here ta impononte edhe buzeqeshjen pa mistere pavarësisht nga mosha e tij,  edhe pse ishte në pozicionin e ngjyrës gri. Ai denjësisht sillej ashtu si i ka hije nje njeriu, një korcari që dhuron buzëqeshje pafund, sepse fundja  buzeqeshja nuk plaket, ajo jeton pafundësisht me njeriun që di ta përdorë atë.

Nuk është mirë të jesh as ngjyrë e zezë, as e bardhë dhe as gri. Duhet te jesh diku aty afër një ngjyre të katërt edhe pse nuk e di nëse do ta gjejmë apo jo një ngjyrë të tillë.

/Sidorela Jança/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here