Brajan Sukaj shprehet se romani e krijon botën, ai nuk shpjegon. Takimi u hap nga shkrimtari dhe pedagogu Agron Tufa, i cili bëri një panoramë të asaj çka përmbante romani, por ndërkohë nuk mungoi dhe vlerësimi për shkrimtarin e romanit. Studentët ishin kuriozë për atë çka romani trajton dhe cili është mesazhi që ai përcjell.
Brajan Sukaj shprehet se romani e krijon botën, ai nuk shpjegon.
Takimi u hap nga shkrimtari dhe pedagogu Agron Tufa, i cili bëri një panoramë të asaj çka përmbante romani, por ndërkohë nuk mungoi dhe vlerësimi për shkrimtarin e romanit.
Studentët ishin kuriozë për atë çka romani trajton dhe cili është mesazhi që ai përcjell.
Nëse imagjinata e ka krijuar botën është e drejta e saj ta udhëheqë atë, shprehet Agron Tufa.
Më tej u diskutua mbi vështirësitë e proçesit të shkrimit, dilemat dhe premisat që merr autori, ku z.Sukaj e cilësoi romanin e tij si logjikë e letërsisë amerikane, ku gjërat shfaqen edhe pse nuk thuhen.
Ky takim u mbyll me një bashkëbisedim me studentët , ku gjatë pyetjeve që i drejtuan autori në lidhje me mesazhin shprehet “ Mesazhi del në varësi të këndvështrimit të gjithësecilit prej nesh”.
M.Kërçeli
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *