Cigarja, shkaktarja kryesore e çrregullimeve psikologjike

0

Braktisja e pirjes së cigares, nuk përmirëson vetëm shëndetin fizik, por edhe atë mendor, pasi redukton stresin dhe ankthin.

Ky fakt u zbulua pas një studimit të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Washington University School of Medicine.

Lajmi u publikua në revistën “Journal of Psychological Medicine”, ndërsa Patricia Cavazos-Rehg autore kryesore e studimit shprehet se thuajse 40% e duhanpirësve të rregullt vuajnë, ose kanë vuajtur në të kaluarën nga çrregullime të humorit apo nga ankthi.

Ndërkohë gjatë studimit 42% e personave që pinin duhan shfaqën probleme me humorin, krahasuar me 29% të tjerë të cilët i dhanë fund pirjes së duhanit.

Studimi u bazua në 4800 duhanpirës, ku u vërejt se lënia e pirjes së duhanit ndikon në shëndetin mendor, si dhe në përmisimin e humorit. Ndaj mjekët këshillojnë që kur përballeni me problem të natyrës psikologjike dhe psikatrike, gjeja e parë që duhet të bëni është lënia e duhanit.

/Enerida Malo/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here