Braktisja e pirjes së cigares, nuk përmirëson vetëm shëndetin fizik, por edhe atë mendor, pasi redukton stresin dhe ankthin. Ky fakt u zbulua pas një studimit të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Washington University School of Medicine. Lajmi u publikua në revistën “Journal of Psychological Medicine”, ndërsa Patricia Cavazos-Rehg autore kryesore e studimit shprehet
Braktisja e pirjes së cigares, nuk përmirëson vetëm shëndetin fizik, por edhe atë mendor, pasi redukton stresin dhe ankthin.
Ky fakt u zbulua pas një studimit të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Washington University School of Medicine.
Lajmi u publikua në revistën “Journal of Psychological Medicine”, ndërsa Patricia Cavazos-Rehg autore kryesore e studimit shprehet se thuajse 40% e duhanpirësve të rregullt vuajnë, ose kanë vuajtur në të kaluarën nga çrregullime të humorit apo nga ankthi.
Ndërkohë gjatë studimit 42% e personave që pinin duhan shfaqën probleme me humorin, krahasuar me 29% të tjerë të cilët i dhanë fund pirjes së duhanit.
Studimi u bazua në 4800 duhanpirës, ku u vërejt se lënia e pirjes së duhanit ndikon në shëndetin mendor, si dhe në përmisimin e humorit. Ndaj mjekët këshillojnë që kur përballeni me problem të natyrës psikologjike dhe psikatrike, gjeja e parë që duhet të bëni është lënia e duhanit.
/Enerida Malo/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *