Cigaret me mente, më të dëmshme se ato të zakonshmet

Cigaret me mente, më të dëmshme se ato të zakonshmet

Edhe pse janë të rrezikshme, ne i konsumojmë ato pa kriter. Konsumuesit e duhanit sa vijnë e shtohet në numër. Sipas hulumtimit të bërë para disa kohësh nga ekspertët amerikanë, cigaret të cilat në vete përmbajnë mente janë shumë më të dëmshme për shëndetin e njeriut, se sa ato nga duhani i zakonshëm. Cigaret me

Edhe pse janë të rrezikshme, ne i konsumojmë ato pa kriter. Konsumuesit e duhanit sa vijnë e shtohet në numër. Sipas hulumtimit të bërë para disa kohësh nga ekspertët amerikanë, cigaret të cilat në vete përmbajnë mente janë shumë më të dëmshme për shëndetin e njeriut, se sa ato nga duhani i zakonshëm.

Cigaret me mente dëmtojnë shëndetin e njeriut më shumë se ato të zakonshmet. Deri tek kjo e dhënë kanë ardhur rregullatorët amerikanë, pas disa testimeve individuale. Megjithatë këto gjetje nuk janë marrë parasysh pasi nuk është bërë asgjë që do të kufizonte sasinë e këtyre cigareve në shitje.

Autoriteti i ushqimit dhe barërave në SHBA ka njoftuar se do të kërkojë konsultime me rastin e kufizimeve të mundshme për këto lloj cigaresh.

Në fakt, cigaret të cilat në vete përmbajnë mentë thithen më lehtë, mirëpo kjo nuk i bën ato më pak toksike. Për më shumë, bëhet fjalë për produktin i cili është njësoj toksik sikur edhe cigaret tjera.

Në vitin 2011, një studim i ngjashëm ka dëshmuar se ndalimi i këtyre cigareve do të sjellte përmirësimin e shëndetit publik.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar