CIA, në vitin ’90 parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

CIA, në vitin ’90 parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë

Fillimii viteve ’90, CIA kishte parashikur se lufta midis Shqipërisë dhe Serbisë ishte e pashmangshme. Në këtë luftë parashikohej se ushtria shqiptare do të dilte humbëse, kurse Serbia fitimtare dhe se në një do të pushtonte territore malore brenda kufirit të Shqipërisë për një periudhë të caktuar. Raporti i CIA-s është publikuar nga gazeta Novosti.

Fillimii viteve ’90, CIA kishte parashikur se lufta midis Shqipërisë dhe Serbisë ishte e pashmangshme.

Në këtë luftë parashikohej se ushtria shqiptare do të dilte humbëse, kurse Serbia fitimtare dhe se në një do të pushtonte territore malore brenda kufirit të Shqipërisë për një periudhë të caktuar.

Raporti i CIA-s është publikuar nga gazeta Novosti.

Në dokumentin e shpalosur së fundi nga CIA, të emërtuar “Forcat e armatosura Shqiptare: Të papërgatitura për konflikt me Serbinë”, i cili është hartuar në janar të vitit 1993, analizohen konfliktet e pritshme të ushtrisë serbe me kryengritësit shqiptarë në Kosovë dhe aftësia e Shqipërisë për t’u angazhuar në luftë. Forcat e Serbisë, sipas vlerësimit në raport, atëherë ishin të respektuara.

“Në rast kryengritje nga shqiptarët, Beogradi do të mund të reagonte brenda disa orësh”, thuhet në raportin e CIA-s.

Krahas 25 mijë pjesëtarëve të MUP-it, ushtria jugosllave ka së paku edhe 10 mijë ushtarë të pajisur me rreth 200 tanke, 160 automjete luftarake dhe 160 topa.

Krahas kësaj Beogradi ka edhe 26 mijë ushtarë vetëm 50 kilometra larg Kosovës dhe rreth 75 mijë serbë të moshës ndërmjet 15 dhe 59 vjeç në Kosovë dhe qindra njësite të organizuara paraushtarake.

Përballë shanseve të vogla për fitore në një konflikt me Serbinë, liderët shqiptarë sigurisht që do të drejtoheshin nga vendet e tjera për të kërkuar ndihmë, duke përfshirë këtu vendet myslimane.

Edhe pse thuhet se Irani kishte ofruar dërgimin e “vullnetarëve”, Tirana më parë do të kërkonte ndihmë nga Turqia, thuhet në analizën e CIA-s.

Ankaraja po stërviste oficerët shqiptarë.

Amerikanët gjithashtu ishin të frikësuar se përzierja eventuale e Turqisë në luftë do të shtonte tensionet e këtij shteti me Greqinë.

Përkundër dominimit ushtarak të Serbisë, analistët e CIA-s vlerësojnë se konflikti në Kosovë do të ishte i shkurtër.

Rreth 25 mijë shqiptarë të aftë për ushtri, thonë se kanë armë të fshehura dhe pa asnjë hezitim do të bënin luftë guerile.

Në një situatë të tillë, analistët e CIA-së kanë parashikuar se ushtria serbe do të sulmonte bazat ushtarake në brendi të Shqipërisë dhe do ta fuste Tiranën në luftë.

“Ushtria shqiptare nuk do të mund të krahasohej me forcat ushtarake serbe, të pajisura me armatim modern (në atë kohë) në rast se konflikti në Kosovë do të përfshinte edhe Shqipërinë fqinje,” shkruhet në raportin e CIA-s.

“Besojmë se autoritetet shtetërore në Tiranë do të provonin ta mënjanonin konfliktin e drejtpërdrejtë, por ai sipas të gjitha gjasave do të ishte i pashmangshëm. Tirana sigurisht do të ndihmonte shqiptarët e Kosovës me armatime

dhe ushqime, por edhe do të shërbente si korridor për vullnetarët, armatimin, paratë dhe furnizime të tjera nga vende të ndryshme”.

Amerikanët në atë kohë nuk besonin shumë në suksesin e ushtrisë shqiptare. E përshkruajnë si të vjetruar, të pastërvitur, pa rezerva të karburanteve, ushqimeve, barnave dhe veshmbathjes. Kurse shumica e tankeve që dispononte kjo ushtri ishin version kinez i tankeve ruse të viteve ‘50, T-54, kurse nëndetëset mundur të zhyteshin vetëm deri në 10 metra thellësi.

“Beogradi nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, por sigurisht se do ta shfrytëzonte forcën ushtarake që të shkëpusë përkrahjen e Tiranës për kryengritësit në Kosovë”, shkruan në skenarin e CIA-s.

“Ushtria serbe do të ndiqte guerilasit kosovarë në Shqipëri, madje edhe do të pushtonte kalimet malore në anën shqiptare të kufirit. Do të vinte deri te konflikti i dy ushtrive, kurse shumë shpejt do dilte në pah superioriteti i ushtrisë serbe dhe sipas të gjitha gjasave do të nisnin sulme ajrore ndaj bazave të guerilëve në Shqipëri”.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar