Chelsea vijon “pazarin” tek Atletico Madrid

0

Skuadra e Chelsea vazhdon të përforcohet me lojtarë që vijnë nga kampionet e freskët të Spanjës, Atletico Madrid.
Pas rikthimit nga huazimi të portierit Kurtua, por edhe blerjes së bomberit Diego Costa dhe mesfushorit Thiago,tashmë tek blutë e Londrës do të luajë edhe mbrojtësi i njohur Filipe Luis.

Braziliani 25 vjecar ishte një nga lojtarët më të dalluar në sezonin që lamë pas e për rrjedhojë menaxheri Mourinho nuk i ka kursyer 25 milion euro për mbrojtësin e majtë i cili do të zëvëndësoje në këtë mënyrë të sapolarguarin Ashley Cole që ka firmosur me Romën.

Por Chelsea i miliarderit Abramovich nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe në shenjester pritet të vihet edhe qëndërmbrojtësi tjeter brazilian Miranda i Atletico Madrid.

/Dorjan Gjepali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here