Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj

Sytë e kuq Mund të jetë: Presion i lartë gjaku Kur një okulist u hedh një dritë në sy, ai është në gjendje të shikojë enët e gjakut në retinën tuaj, që janë shumë të ndjeshme në pjesën e pasme të syrit. Presioni i lartë i gjakut mund t’i bëjë enët e gjakut të shtrembërohen ose të shpërthejnë duke e bërë kështu syrin tuaj të duket i kuq. Një nga katër të rritur me presion të lartë gjaku, nuk janë të informuar për gjendjen e tyre që mund të shkaktojë infarkt. Sytë e fryrë Mund të kemi probleme me tiroidet Sytë e mëdhenj mund të jenë karakteristikë e një familjeje, por kur e shihni se sytë u janë fryrë, kjo mund të jetë një shenjë e një tiroideje tepër aktive. Niveli jo normal i hormoneve të tiroideve shkakton që indet rreth syrit të fryhen, duke i bërë ata shumë të nxjerrë. Qepalla të varura Mund të jetë: Infarkt ose paralizë Një sy i rënë mund të tregojë se jeni të prirur ndaj paralizës së ashtuquajtur Bell, që është një gjendje e përkohshme paralize. Por mund të jetë një simptomë e infarktit, veçanërisht nëse të folurit ka filluar të ngatërrohet. Shumë rrallë kjo gjendje mund të jetë provë e një tumori në tru ose e një sëmundjeje autoimune që është e njohur si miastenia e rëndë. Sy të verdhë Mund të jetë: Sëmundje mëlçie Problemet në mëlçi, përfshirë këtu hepatitin dhe çerozën, mund t’i kthejnë sytë nga të bardhë në të verdhë, një simptomë që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Ngjyra shkaktohet prej bilirubinës, një kimikat i krijuar nga shkatërrimi i hemoglobinës, molekulës brenda qelizave të kuqe të gjakut që mban oksigjenin. Zbehje e nervit optik Mund të jetë: Tumor në tru Nervi optik, i çili transmeton informaçion nga retina në tru, është i dukshëm në pjesën e pasme të syrit. Kur ky është i zbehtë kjo mund të jetë një provë se vuani nga tumori në tru. Pupilë të masës së ndryshme Mund të jetë: Infarkt ose tumor Pupilat e shëndetshme janë përafërsisht të së njëjtës masë dhe zakonisht reagojnë njëlloj ndaj dritës. Nëse ky nuk është rasti juaj, kontrollohuni për probleme si infarkti, tumor të nervit optik ose në tru. /Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar