Çfarë shkoi keq në Irak?

0

Nga Robert Oslon – ”Today’s Zaman”

 

Duke pasur parasysh luftërat e fryra në Irak dhe Siri, është ende herët për të ardhur me ndonjë analize historike apo për t’ia lënë fajin ndokujt…

Megjithatë, është e rëndësishme t’u mundësojmë lexuesve disa konkluzione paraprake. Historianët do të jetë të zënë për dekada të tëra duke u përpjekur të sqarojnë historinë. Por në këtë artikull, unë argumentoj se dëmi në Irak dhe Siri vjen si pasoje e politikave të përshtatura nga pesë aktorë të mëdhenj: SHBA, Izrael, vendet e Gjirit Arab – kryesisht Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Irani dhe Turqia.

SHBA-ja është përgjegjëse, pasi pushtimi i Irakut në vitin 2003 shkatërroi në mënyrë efektive strukturat shtetërore të Irakut arab. Duke qenë se pjesa më e madhe e institucioneve shtetërore janë menaxhuar nga sunitë, edhe pse një pakicë e popullsisë, SHBA shkatërroi hegjemoninë sunite që ato kishin ushtruar për 1300 vjet,  një dominimin që çdo klasë në pushtet nuk e harron lehtë. Në kontrast, popullata shiite, tashmë  18-19 milion, ose 68 përqind e popullsisë prej 27 milionë të Irakut arab, kishin një status të pakicës zvogëluar ndaj të cilit janë rebeluar.

SHBA-ja gjatë viteve 2006-2008 u përpoq t’i përfshijë sunitë në një qeveri të drejtuar nga shiitët. Por qeveria shiite, e udhëhequr pas vitit 2005 nga kryeministri Nuri al-Maliki dhe mbështetësit e tij, nuk mundi të harronte torturën, poshtërimin, paragjykimet dhe diskriminimin që ata përjetuan gjatë 1300 viteve të kaluara, sidomos pasi partia Baath e sunitëve erdhi në pushtet në vitin 1968.

Shkatërrimi rrënjësor i Irakut

Shkatërrimi amerikan i infrastrukturës së Irakut ishte i plotë, i thellë dhe themelor. Qeveria shiite që erdhi në pushtet, befasisht me mbështetjen e SHBA-së në vitin 2005, nuk mundi të realizojë një qeveri funksionale. Pushtimi amerikan i Irakut në vitet 2003-2011 nxiti një korrupsion aq të thelle, sa edhe të ardhurat e konsiderueshme të naftës pas vitit 2010 nuk ishin në gjendje ta kapërcenin atë.

Përveç kësaj, të ardhurat nga nafta tashmë do të shkonin në emër të regjimit shiit të Bagdatit, duke nxitur më tej zemërimin në mesin e sunitëve. Në pamundësi për të zgjidhur zemërimin në rritje, të cilin vetë e nxiti, SHBA, në dhjetor të 2011 tërhoqi forcat e saj por la 15,000 këshilltarë, diplomatë dhe kontraktues të armatosur, shumica e të cilëve janë ende në Irak.

Roli i Izraelit

Izraeli dhe mbështetësit e tij gjithashtu kontribuan në luftën e vitit 2003 dhe zhvillimet e mëvonshme. Ata kontribuan duke pasur mbështetjen e neo-konservatorëve amerikanë pro izraelite dhe lobeve çifute. Arsyeja kryesore për këtë mbështetje është se këto lobe menduan se ndryshimi i regjimit në Bagdad do të sjellë në pushtet qeveri pro-amerikane në Irak dhe Siri. Kjo do të rezultonte në shkatërrimin e  rezistencës shiite libaneze të lëvizjes Hezbollah në Izrael. Nga ana tjetër ishte menduar se kjo do të ndikonte në shkatërrimin e qeverisë palestineze të Hamasit në Gaza, duke i mundësuar Izraelit një dorë të lirë për të vazhduar aneksimin e Bregut Perëndimor.

Shtetet e Gjirit Arab, për shkak të antagonizmit të tyre të thellë ndaj Iranit shiit dhe frikës kundrejt popullsisë 3-4 milion shiite, mbështetën zellshëm xhihadistët dhe luftën kundër Irakut. Ata, së bashku me Izraelin dhe SHBA-të, menduan se kjo do të rivendosë pozita të forta për sunitët, megjithëse në pakicë në Irak, dhe t’u mundësojë atyre hamendësime për marrjen e pushetit në Siri, ku përbëjnë 70 për qind të popullsisë. Pas fillimit të luftës civile në Siri, në mars të vitit 2011, arabët e Gjirit vazhduan këto politika dhe aktualisht ende  u sigurojnë armë luftëtarëve xhihadiste në Siri dhe në Irak. Është vlerësuar se shtetet e Gjirit kanë dërguar 20-25 bilion dollarë në armë dhe ndihmë  luftëtarëve xhihadiste në Irak dhe Siri, duke nxitur masakrën, pa përfshirë këtu miliarda armë të dërguara nga SHBA dhe Evropa.

Ndërsa Irani, edhe pse nuk kontribuoi ushtarakisht në luftën në Irak, pas valës së luftimeve nga viti 2006-2008, forcoi më tej marrëdhëniet me qeverinë al-Maliki. Duke qenë një vend 90 për qind shiit, Irani mendoi se është absolutisht e nevojshme të mbrojnë fitimet që shiitët kishin bërë pas zgjedhjeve të vitit 2005, që i solli ata në pushtet. Siguria kombëtare e Iranit si një shtet, në thelb varet nga një qeveri miqësore shiite në Bagdad, në mënyrë që të mbrojë Irakun dhe fushat jugore të naftës dhe gazit të Iranit, si dhe 600-milje vijë bregdetare në lindje të Gjirit Persik.

Përpjekjet për të dobësuar lëvizjen nacionaliste kurde

Turqia kontribuoi intensivisht gjatë luftës së vitit 2003 dhe luftës civile që pasoi. Ajo e realizoi këtë për një arsye kryesore: për të dobësuar ose shkatërruar lëvizjen nacionaliste kurde në Turqi dhe Siri. Turqia ka zhvilluar një luftë civile kundër lëvizjeve nacionaliste kurde në Turqi që nga viti 1984. Ajo nuk ka ndryshuar shumë këtë politikë, me përjashtim të vitit 2003, ku forcoi në masë të madhe marrëdhëniet e saj me Qeverinë Rajona Kurde (KRG) në Irakun e Veriut. Si rezultat i marrjes peng të  Mosulit nga forcat xhihadiste, KRG ishte në gjendje të marrë Kirkuk-un, Jeruzalemi i aspiratave të tyre nacionaliste, me fushat e konsiderueshme të naftës, duke ndikuar kështu në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes vetes  dhe Turqisë. Ata tashmë janë të gatshëm për të luftuar xhihadistët.

Për shkak të sfidave nacionaliste kurde, Turqia, përkundër mohimeve publike, vazhdon furnizimin me armë dhe ndihmesën si pikë tranzite  për  forcat xhihadiste, veçanërisht luftëtarëve Shtetit Islamik (ishi Shtetit Islamik i Irakut dhe Sirisë) të cilët ndeshen me forcat nacionaliste kurde në veri të Sirisë.

Rezultati i zhvillimeve të mësipërme ka nxitur tashmë një përzierje të frikshme të nacionalizmit radikal arab i përfshirë në një nacionalizëm fetar mysliman duke krijuar një model të ri ideologjik në Lindjen e Mesme të qendrës arabe. Do të jetë një sfidë e madhe për SHBA-në, Evropën, Izraelin, arabët e Gjirit, Iranin dhe Turqinë për të mundur këtë lëvizje të re në zhvillim.

Kështu që, edhe në këtë fazë të luftërave në Irak dhe Siri, ka shumë për të folur.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here