Çfarë po ndodh me shërbimet sekrete ruse?

0
Russian President Vladimir Putin chairs a meeting at Vnukovo II government airport outside Moscow, Russia March 1, 2020. Sputnik/Alexei Druzhinin/Kremlin via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Çfarë po ndodh me shërbimet sekrete ruse?

Nga Marina Kërçeli

Tentativat e Rusisë për rritjen e influencës politike, ekonomike  në rajonin e Ballkanit  janë të shumta. Një ndër misionet e saj kryesore po shihet se është ndikimi që ajo ka në shoqëritë jo të stabilizuara të Europës Juglindore, duke nxitur aktorët  vendas që të pengojnë proceset e demokratizimit, nxisin trazira, kaos politik dhe të rëndojnë gjendjen e sigurisë së këtyre vendeve. Veprimet hibride të Kremlinit përfshijnë dhe janë kristalizuar në metoda të dhunshme, komplote, grushte shteti si rasti I Malit të Zi, aktivitete që cënojnë rëndë rendin kushtetues dhe ligjet kombëtare e ndërkombëtare, kujtojmë rastet e Italisë ku u arrestua një  ushtarak dhe u dëbua Oficeri I GRU për aktivitete të pastra spiunazhi; Bullgaria që dëboi  diplomat rus por dhe rasti jo më pak I rëndësishëm i Cëkisë ku u dëbuan 18 diplomatë rus.

E përbashkëta e këtyre ngjarjeve janë se shërbimet “secrete” në gjenezën e tyre I realizojnë këto veprime pa dijeninë e shteteve ku veprojnë dhe për këtë janë ekspërtë të operacioneve të tilla. Por faktet tregojnë se shërbimet ruse famekeqe të ushtrisë GRU dhe paramiltarët  janë kapur në flagrancë dhe këto sjellje jo profesionale kanë ulur reputacionin e këtyre strukturave.

Po cilat janë synimet e këtyre shërbimeve dhe veprimeve të tyre?

Ndër qëllimet e tyre janë:

– të pengohet me cdo kusht dhe duke sakrifikuar jetë njërëzore, duke kryer agresione ushtarake vetëm që të pengohet  integrimi në BE i rajonit,. Në këtë mënyrë Moska formon një aleatësh të ngushtë Brenda Bashkimit Europian, ndërkohë që çdo dështim i zgjerimit të BE-së dhe NATO-s në Ballkan kthehet menjëherë në një mjet të propagandës ruse.

Prej marsit të vitit 2018, shpërtheu lajmi se ish-agjenti i dyfishtë rus  që u helmua me agjente nervor sarin  nga anëtarët e  GRU të Rusisë që u identifikuan dhe u dënuan në mungesë.

Cekia së fundmi hodhi dritë të plotë mbi përfshirjen e GRU  në një sërë vrasjesh, tentative vrasjese dhe sulmeve ushtarake ndaj vendeve të tjera.  Rusia ka zhvilluar dhe vazhdon të ndërmarrë në rajon një luftë kundër perëndimit dhe ndikimin e saj në Ballkan e ka shprehur me mjete të tjera, nga propaganda e deziformimi deri tek ndihmat për grupet nacionaliste apo të djathta, e deri në atentate.

Në tetor 2016, autoritetete malazeze zbuluan një komplot të ultranacionaliste serbe dhe oficerëve serbë dhe oficerëve të sigurimit për të rëzuar qeverinë malazeze. Ku sipas prokurorëve, ata vepronin në bashkëpunim me dy agjentë të GRU-së, Vladimir Popov dhe Eduard Shirokov. Këta agjentë gjithashtu u përpoqën të shuanin përpjekjet e Greqisë dhe Maqedonisë Veriore për të zgjedhur mosmarrëveshjen e tyre të gjatë për emrin. Në korrik të vitit 2018, disa javë pasi u nënshkrua Marrëveshja e Prespës për të zgjidhur çështjen, Athina dëboi dy diplomatë rusë për nxitjen e kundërshtimit kundër marrëveshjes në rajonet veriore. Spiunët rusë kanë shkaktuar probleme edhe në Serbi, një partner i ngushtë i Moskës. Në nëntor 2019, Presidenti Aleksander Vucic akuzoi një ish-asistent ushtarak në ambasadën ruse për ryshfet ndaj një oficeri në pension, për të marrë informacion shtetëror konfidencial. Ai u detyrua të flasë publikisht për këtë pasi një video e takimit u postua në YouTube dhe shkaktoi zemërim në publikun serb. Skandalet e përsëritura të spiunëve, megjithatë, nuk ka gjasa të prishin lidhjet e ngushta të Rusisë me rajonin. Në tërësi, qeveritë e Ballkanit kanë treguar një gatishmëri për të mbajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë, pavarësisht incidenteve të spiunazhit.Ngjarjet me implikime ndërkombëtare, që ndodhin në një shtet fqinj, automatikisht duhet të shërbejnë si kujtesë e veçantë në zyrat shtetërore dhe në opinionin publik të vendit. Nuk ndodhi kështu me një ngjarje tronditëse në Mal të Zi, kur ditën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor dështoi një përpjekje për grusht shteti, e organizuar për të pushtuar parlamentin, për të likuiduar kryeministrin dhe për të sjellë në pushtet me dhunë opozitën. Ngjarja e mësipërme, ku sipas prokurorit të Malit të Zi, Milivoje Katniç, “u parandalua një terror i paprecedent dhe një gjakderdhje”.

Gjykata e Malit të Zi konfirmoi padinë ndaj 14 njerëzve duke përfshirë dy rusë dhe dy udhëheqës të opozitës ruse. Ata po bënin komplote për të një grusht shteti, për të rrëzuar qeverinë vitin e kaluar.Dyshohet se ata kanë bërë komplot për të marrë kontrollin në parlament gjatë zgjedhjeve parlamentare në muajin tetor të 2016-ës, për të vrarë më pas kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviç, gjithashtu për të instaluar një udhëheqje pro-ruse që do parandalonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Duke mos arritur që të imponojë fitoren elektorale të forcave proruse dhe proserbe në Mal të Zi, Moska iu drejtua metodës së njohur gjeopolitike të ndryshimit të orientimit strategjik të vendit nëpërmjet përmbysjes së politikës atlantike, duke përmbysur qeverinë. Implikimi i Rusisë në përpjekjen për grusht shteti në Podgoricë ditën e zgjedhjeve është tashmë një sekret publik, dhe këtë e la të kuptohej qartë deklarata e kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili deklaroi në 25 tetor se ngjarjet në Podgoricë “kanë lidhje të fuqishme me një faktor të jashtëm”. Kryeministri disa herë gjatë muajve të fundit, ashtu dhe gjatë fushatës elektorale, pati denoncuar hapur me emër Rusinë për ndërhyrje dhe për sponsorizimin e opozitës dhe të protestave të saj. Faktori i jashtëm i organizatorëve të grushtit të shtetit është Rusia dhe Serbia.

Ndërhyrja ruse në Shqipëri

Koncepti i Shqipërisë së Madhe le pa gjumë fqinjët, veçanërisht Serbisë që humbi Kosovën pas konfliktit të përgjakshëm dhe ndërhyrjes së armatosur të NATO-s. Duke pasur parasysh faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë lidhje historike dhe etnike me njëra-tjetrën, Rusia është e aftë t’i vendosë këto vende kundër njëra-tjetrës. Moska shfrytëzoi jashtë mase deklaratën e kryeministrit në vitin 2017, kur tha se “bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet nëse perspektivat e antarësimit në BE zbehet”. Kjo deklaratë solli një reagim të ashpër në Beograd, I cili tha se në Ballkan mund të shpërthente një luftë e re nëse Shqipëria përpiqej të formonte një shtet të unifikuar me Kosovën. E për rrjedhojë, aktivistët pro-rusë i kanë intensifikuar veprimet e tyre në Serbi.

Këto deklaratë të Kremlini janë në vazhdën e propagandës dashakeqëse ndaj shqiptarëve dhe nxisin luftën, urrejtjen ndërmjet popujve të Ballkanit.

Gjatë dy viteve të fundit kemi një valë rusofilie në mediat shqiptare të pa parë gjatë 24 viteve të pluralizimit në Shqipëri. Eshtë një proces i cili për çdo njeri që ka një përvojë të gjatë në shtyp e ka shumë të lehtë të kuptojë prirjet, theksin e një gazete, apo një medie apo portali. Kjo rusofili e cila është bërë fenomen, nuk është aksidentale, mendoj që ka qenë dhe është e sponsorizuar nga Rusia, sepse asaj i intereson ngjallja e kësaj ndjenje fallso të lavdisë, forcës së Rusisë, përpjekja për të përhapur panik, për të trembur publikun dhe orientuar atë drejt një pranimi të cdo veprimi agresiv që Rusia ka bërë që nga Krimea e deri në shtetet e tjera.

Kemi fenomenin e qendrave studimore apo shoqatave jo qeveritare të cilat qarkullojnë me studime, teza e qëndrime që janë në rezonancë me qëndrimet ballkanike të Rusisë.

Ka një përpjekje për ringjalljen e një nostalgjie të vjetër për ish Bashkimin Sovjetik. Kjo nuk ka të bëjë me kulturën ruse apo sovjetike, por thjesht ngjallja e ndjenjave pro rusë, për krijimin e një klime të favorshme që të penetrohet me qëndrime e tezae në një farë mënyre të krijohet dhe klima për ndryshime të karakterit strategjik.Për Rusinë ka rëndësi që në Shqipëri të inkurajohen ato forca që krijojnë trazira, turbullira, probleme, kaos, gjendje pasigurie tek komuniteti dhe që kanë të vetmin objektiv të spostojnë boshtin e orientimit strategjik të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here