Çfarë duhet të bëjmë kur fëmijët kanë temperaturë?

Çfarë duhet të bëjmë kur fëmijët kanë temperaturë?

Temperatura është një ndër shqetësimet që nënat dhe baballarët kanë për fëmijët e tyre. Specialistët këshillojnë që prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj temperaturës tek fëmijët e tyre. Nëse fëmija juaj temperaturën e trupit e ka 38 gradë, temperaturën e gojës 37.7 gradë dhe temperaturën e sqetullave 37.7 gradë, atëherë fëmija konsiderohet me

Temperatura është një ndër shqetësimet që nënat dhe baballarët kanë për fëmijët e tyre. Specialistët këshillojnë që prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj temperaturës tek fëmijët e tyre.

Nëse fëmija juaj temperaturën e trupit e ka 38 gradë, temperaturën e gojës 37.7 gradë dhe temperaturën e sqetullave 37.7 gradë, atëherë fëmija konsiderohet me temperaturë.

Sipas këshillave të doktorëve, prindërit duhet të jenë të kujdeshëm në matjen e temperaturës dhe përdorimin e ilacceve në kohën e duhur. Nuk duhet bërë panik për probleme të vogla.

Faktorët mjedisorë si dhe shumë arsye të tjera mund të duken ndikuese në gjëndjen emocionale të fëmijës, e kjo indirekt ndikon në temperaturë.

Nëse ka kaluar 72 orë dhe fëmija juaj duket i prekur nga temperatura mos vazhdoni me mjekime familjare por këshillohuni menjëherë me doktorin e familjes suaj.

/Rabihana Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar