Nga Alesia Doçi Një element kryesor për të pasur sukses është krijimi i një rutine të përditshme, sipas shkencës. Ndonëse rutina juaj mund të jetë e shëndetshme dhe produktive, mund të krijojë tension dhe të vrasë kreativitetin tuaj, shkruan revista Inc. Steven Kotler, autor i librit “The Art of the Impossible” theksoi se koncepti “nuk
Nga Alesia Doçi
Një element kryesor për të pasur sukses është krijimi i një rutine të përditshme, sipas shkencës.
Ndonëse rutina juaj mund të jetë e shëndetshme dhe produktive, mund të krijojë tension dhe të vrasë kreativitetin tuaj, shkruan revista Inc.
Steven Kotler, autor i librit “The Art of the Impossible” theksoi se koncepti “nuk ka kohë” ka të bëjë me një moment të qetë në të cilin personi izolon veten nga bota dhe detyrat që ka.
Shkenca sugjeron që aplikimi i “nuk ka kohë” ose i të mos bërit asgjë është shumë i nevojshëm në rutinën tuaj, sepse nëse fokusoheni tek detyrat që duhet të bëni, nuk keni kohë për veten tuaj.
Ju nuk keni kohë për të mos bërë asgjë në rutinën tuaj
“Nuk ka kohë” është “një kohë e qetë, i/ e izoluar nga bota, ku personi qëndron vëtëm dhe largohet nga detyrat që ka.”
Kotler thotë se sipas neuroshkenës “bllokimi i kohës” krijon një influencë të madhe në kreativitet.
Presioni bën që truri të fokusohet tek detajet dhe kështu bllokon gjithë pamjen. Kur jemi të stresuar, ne nuk jemi të lumtur me nxitimin tonë. Limiti kohor është shumë i rëndë për kreativitetin tonë, thotë Kotler.
Koncepti i të mos bërit asgjë ndihmon për t’u relaksuar dhe ndihmon në krijimin e inovacioneve që të dalin në dritë.
Steve Jobs dhe Albert Einstein janë 2 figura të cilat e përshëndetën metodën e të mos bërit asgjë
Albert Einstein i mëshiroi faktit se shpesh idetë e tij më të mira vinin pas qëndrimit të tij pa bërë asgjë.
Profesori i Universitetit të Ëharton, Adam Grant në një intervistë për Business Insider kur u pyet rreth kohës së gjatë që Jobs qëndronte jo aktiv, tha se koha kur Steve Jobs mendonte ishte koha kur idetë e tij më të mira lindën.
Të dy gjenitë Jobs dhe Einstein – arritën të menaxhonin kohën dhe t’i kthenin idetë e tyre në praktikë.
Burimi: Entrepreneur
Objektiv.al
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *