CEZ shlyen 181 milionë USD nga borxhet

CEZ shlyen 181 milionë USD nga borxhet

Administratori i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi thotë se, kompania ka arritur të likuidojë 181 milionë dollarë nga borxhet e trashëguara që nga koha kur administrohej nga çekët.  Ndërkaq, likuidimet janë: KESH 60 milionë dollarë, OST 20 milionë dollarë, energji e importit e prapambetur dhe e re rreth 30 milionë dollarë”, tha Dollapi. Ndërkohë që  CEZ

Administratori i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi thotë se, kompania ka arritur të likuidojë 181 milionë dollarë nga borxhet e trashëguara që nga koha kur administrohej nga çekët.  Ndërkaq, likuidimet janë: KESH 60 milionë dollarë, OST 20 milionë dollarë, energji e importit e prapambetur dhe e re rreth 30 milionë dollarë”, tha Dollapi.

Ndërkohë që  CEZ del nga kriza, vendi rrezikon të futet në një gropë të thellë për shkak të mungesës së rezervës për muajt e ardhshëm. Humbjet janë në nivelin e rreth 46%, deri në muajin maj, kurse në qershor, janë përkeqësuar, që sipas Dollapit lidhet me situatën zgjedhore.

“Gjatë muajve prill, maj, qershor nuk është importuar për shkak se KESH kishte mbiprodhim si pasojë e prurjeve të mëdha në kaskadën e Drinit. Importi i energjisë, sipas zotit Dollapi, pritet të nisë në muajin gusht, shtator”, thotë administratori i përkohshëm i CEZ.

/Erilda Sulika/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar