CEZ nis arbitrazhi ndaj qeverisë

CEZ nis arbitrazhi ndaj qeverisë

Kompania çeke “CEZ Shpërndarje” ka kërkuar një kompensim për dëmin e shkaktuar nga mosmbrojtja e investimeve në rrjetin shqiptar të shpërndarjes energjetike. Në shkurt të këtij viti CEZ njoftoi zyrtarisht qeverinë shqiptare, për paditjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit pas vendimit të ERE-s, për heqjen e licencës në rrjetin shqiptar të shpërndarjes. Në një njoftim

Kompania çeke “CEZ Shpërndarje” ka kërkuar një kompensim për dëmin e shkaktuar nga mosmbrojtja e investimeve në rrjetin shqiptar të shpërndarjes energjetike.

Në shkurt të këtij viti CEZ njoftoi zyrtarisht qeverinë shqiptare, për paditjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit pas vendimit të ERE-s, për heqjen e licencës në rrjetin shqiptar të shpërndarjes. Në një njoftim zyrtar CEZ deklaron se ka njoftuar qeverinë mbi procedurat ligjore ndaj qeverisë shqiptare.

Sipas CEZ-it, baza ligjore e padisë është traktati ndërkombëtar i energjisë, i firmosur nga të dyja palët si nga Çekia ashtu dhe nga Shqipëria. Traktati i negociuar në vitin 1995 përcakton rregullat ndërkombëtare për mbrojtjen e investimeve në sektorin energjetik.

CEZ thotë se dëmi i sistemit tonë energjetikë i shkaktuar  nga keqmenaxhimi i shoqërisë arrin deri në 200 milionë euro ndërsa  pala shqiptare vlerëson një shifër të paktën 600 milionë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar