CEZ, nis aksion në institucioneve debitore

0

CEZ Shpërndarje nisi sot  aksionin për ndërprerjen e  energjisë elektrike në të gjitha  institucionet buxhetore dhe jo buxhetore, të cilat janë debitore.

Në  njoftim të saj për mediat, CEZ Shpërndarje ka theksuar se asnjë nga institucionet nuk ka reaguar pas apelit të përsëritur për shlyerjen e faturave të prapambetura.

“U la një afat i arsyeshëm të gjitha këtyre institucioneve për të paguar detyrimet e prapambetura por asnjë prej tyre nuk ka reaguar për shlyerjen e debisë. Ky ishte një apel i përsëritur që CEZ Shpërndarje i bënte këtyre institucioneve. Para disa muajsh këto institucione ishin njoftuar për detyrimet ndaj kompanisë si dhe pjesa më e madhe e tyre ka pranuar se janë debitorë. CEZ shpreh vendosmëri për të mos furnizuar me energji asnjë nga institucionet debitore derisa ata të paguajnë”, thuhet në deklaratë.

Sipas CEZ data 7 gusht ishte afati i fundit për institucionet dhe ujësjellësit për të paguar faturat e energjisë elektrike.

Vlera që këto institucione i detyrohen CEZ Shperndarjes arrin vleën e 65 milionë dollarëve.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here