CEZ ndërpret energjinë për debitorët pas 7 gushtit

CEZ ndërpret energjinë për debitorët pas 7 gushtit

Kush nuk paguan deri në 7 gusht nuk do të përfitojë shërbimin me energji elektrike. CEZ Shpërndarje u ka bërë thirrje sot të gjithë institucioneve debitore dhe ujësjellësave në vend të paguajnë tarifat përkatëse. Sipas CEZ, nëse debitorët nuk paguajnë, energjia për ta do të ndërpritet pas datës 7 gusht. “Afati i pagesës është deri

Kush nuk paguan deri në 7 gusht nuk do të përfitojë shërbimin me energji elektrike.

CEZ Shpërndarje u ka bërë thirrje sot të gjithë institucioneve debitore dhe ujësjellësave në vend të paguajnë tarifat përkatëse. Sipas CEZ, nëse debitorët nuk paguajnë, energjia për ta do të ndërpritet pas datës 7 gusht.

“Afati i pagesës është deri të mërkurën. Pas datës 7 gusht do të ndërpritet energjia elektrike për të gjitha institucionet debitore dhe shoqëritë e ujësjellësave”, thuhet në deklaratën e kompanisë CEZ Shpërndarje.

Kjo nuk është hera e parë që CEZ u drejtohet me një apel të tillë institucioneve debitore në vend. Kompania edhe më herët ka kërkuar kryerjen e pagesave të prapambetura nga shteti shqiptar. Vitin e kaluar, kur kompania drejtohej nga çekët, u ndërpre  energjia për ujësjellësit dhe u nevojit ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës. Ndërkohë që ende nuk ka një zgjidhje konkrete se si do të veprohet këtë vit.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar