KESH: CEZ duhet të importojë sa më parë energji

KESH: CEZ duhet të importojë sa më parë energji

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare jep alarmin, se nëse ‘CEZ Shpërndarje’ nuk nis menjëherë importin e energjisë për të mbuluar humbjet, vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit energjetik në shtator.  Administratori i KESH-it, Halit Velaj deklaroi se, “Në qoftë se nuk blihen humbjet për një muaj mos blerje humbjesh liqeni i Fierzës bie me 6 metër. Me

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare jep alarmin, se nëse ‘CEZ Shpërndarje’ nuk nis menjëherë importin e energjisë për të mbuluar humbjet, vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit energjetik në shtator. 

Administratori i KESH-it, Halit Velaj deklaroi se, “Në qoftë se nuk blihen humbjet për një muaj mos blerje humbjesh liqeni i Fierzës bie me 6 metër. Me këtë nivel të Fierzës, me këto rezultate qe ka KESH, duhet që të marrim masat të mos shkojmë tek importi, këtë e ka për detyrë ERE ta ndjekë, e vetmja ndjekje që mund të bëjmë ne është ajo që nuk do ta bëjmë, të ulim turbinat, por ta dini që nëse do të ulen turbinat nuk do të kemi drita.”

Ai ka theksuar se CEZ vazhdon që të ketë borxhe ndaj KESH që nga koha kur administrohej nga çekët,vlerë që tashmë ka arritur në kuotën e 450 milionë euro.

“CEZ nuk i ka shlyer detyrimet për vitin 2013. Detyrimet ishin 300 milionë dollarë, në gjashtë muaj shifra është rritur me mbi 140 milionë dollarë; në këto kushte që flasim borxhi i CEZ-it është rreth 450 milionë dollarë‘, theksoi Velaj.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i CEZ, duke thënë se do të nisë importin e energjisë brenda 16 korrikut. Në deklaratën e kompanisë ‘CEZ Shpërndarje’ sqarohet se në konferencën për shtyp të tre ditëve më parë, administratori Sahit Dollapi tha se importi nis menjëherë për pjesën e mbulimit të humbjeve.

Së dyti, thuhet në reagimin ‘CEZ Shpërndarje’, administratori nuk ka deklaruar kurrë që kompania nuk ka borxhe tek KESH, por që ai ka nisur ti shlyj ato.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar