Cërvenkovski largohet nga drejtimi i LSDM-së

Cërvenkovski largohet nga drejtimi i LSDM-së

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski ka paraqitur dje dorëheqjen e tij para Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik. Lideri i opozitës e ka cilësuar këtë vendim si të pakthyeshëm. Cërvenkovski deklaroi se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të partisë në kongresin e ardhshëm që do të mbahet

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski ka paraqitur dje dorëheqjen e tij para Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik. Lideri i opozitës e ka cilësuar këtë vendim si të pakthyeshëm.

Cërvenkovski deklaroi se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të partisë në kongresin e ardhshëm që do të mbahet në muajin qershor. Ai shpjegoi se nuk ka pasur sukses që mendimin e tij ta imponojë në partinë më të madhe opozitare.

“Meqë nuk mundeni t’i mbështesni vendimet e mia, unë paraqes një dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi kryetari i opozitës maqedonase dje në mbrëmje në një deklaratë për shtyp për median.

Me këtë akt ka nisur zyrtarisht gara për kryesinë e partisë më të madhe opozitare në Maqedoni. Deri më tani kandidatë më të mundshëm për kryetar janë Zoran Zaev, Igor Ivanovski, Zoran Jovanovski dhe Kire Naumov. Naumov është i vetmi që deri më tani ka shprehur publikisht ambiciet për kreun e LSDM-së, duke pasur përkrahjen e ish-funksionarëve Vllado Buçkovski, Gjorgji Spasovit dhe Mile Zaçeviqit.

Kongresi i radhës i LSDM-së është planifikuar të mbahet më 2 qershor. Deri atëherë pritet të zhvillohet një garë e brendshme për kreun e partisë më të madhe opozitare maqedonase.

/Romina Qama/
 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar