Çelsi dhe Benfika në finalen e Ligës së Evropës

Çelsi dhe Benfika në finalen e Ligës së Evropës

Çelsi dhe Benfika janë dy skuadrat finaliste të Ligës së Evropës për sezonin 2012-2013. Finalistët janë përcaktuar dje në mbrëmje pas përfundimit të fazës gjysmëfinale, ku respektivisht këto dy ekipe fituan kundër Bazelit dhe Fenerbahçes. Çelsi e preu biletën për në Amsterdam pas fitores 3-1 në fushën e vet përballë Bazelit. Ndeshja e parë kishte

Çelsi dhe Benfika janë dy skuadrat finaliste të Ligës së Evropës për sezonin 2012-2013. Finalistët janë përcaktuar dje në mbrëmje pas përfundimit të fazës gjysmëfinale, ku respektivisht këto dy ekipe fituan kundër Bazelit dhe Fenerbahçes.

Çelsi e preu biletën për në Amsterdam pas fitores 3-1 në fushën e vet përballë Bazelit. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 2-1 në fazor të “bluve të Londrës”. Ndeshja ishte emocionuese dhe me gola. Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh në min e 45’ nga M. Salad.

Pjesa e dytë nis më mirë për londinezët që arrijnë ta kthejnë rezultatin për 2 minuta me anë të Torres dhe Moses. Goli qe vulosi çdo gjë dhe i mahniti të gjithë u shënua  nga mbrojtësi David Luiz. Çelsi është fituesi i Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Këtë sezon zhgënjeu në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, por duket se po rikuperon me Ligën e Evropës.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në Lisbonë, Benfika kaloi Fenerbahçen dhe siguroi finalen e madhe.

Ndeshja e parë pati përfunduar me fitoren e turqve 1-0. Në ndeshjen e kthimit Benfika arrin të përmbysë gjithçka brenda 90 minutave. Serinë e golave e hapi Gaitan , i cili kaloi vendasit në avantazh. Shpresat e Fenerbahçes u shtuan në min 23 kur Dirk Kuyt kthen në gol një 11 metërsh. Portugezët nuk lenë hapësira për surpriza dhe shënojnë dy gola të tjerë me ane të Kardozo, duke siguruar kështu finalen.

/Blerand Ismaili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar