Çelet kolonia ndërkombëtare e piktorëve “Art-Kukës 2013”

Çelet kolonia ndërkombëtare e piktorëve “Art-Kukës 2013”

Këshilli i Qarkut të Kukësit, në kuadrin e promovimit të vlerave natyrore, kulturore dhe sociale-ekonomike të rajonit, organizon koloninë ndërkombëtare të piktorëve “Art-Kukës 2013”.   Ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti mori nismë me datë 3 maj dhe do të vijojë deri më 8 maj 2013. Ky aktivitet po zhvillohet për të nxitur interesin për

Këshilli i Qarkut të Kukësit, në kuadrin e promovimit të vlerave natyrore, kulturore dhe sociale-ekonomike të rajonit, organizon koloninë ndërkombëtare të piktorëve “Art-Kukës 2013”.

 

Ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti mori nismë me datë 3 maj dhe do të vijojë deri më 8 maj 2013. Ky aktivitet po zhvillohet për të nxitur interesin për artin pamor dhe njohjen e vlerave piktoreske dhe turistike të natyrës së Kukësit.

Interes të madh në këtë ceremoni dhanë dhe pjesëmarrësit, të cilët ishin artistë të njohur vendas dhe të huaj, si nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Kjo veprimtari u cilësua më shumë rëndësi këtë vit për gjallërimin e jetës kulturore si dhe për motivimin e të rinjve në krijimtarinë artistike.

/Najada Fosa/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar