Çeki, ligjvënësit shpërbëjnë parlamentin

0

Në Çeki do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme pasi ligjëvënësit çekë votuan për shpërbërjen e parlamentit.

Kriza politike në Çeki nisi në qershor pasi qeveria e qendrës së djathtë u akuzua për korrupsion.

140 ligjvënës nga 200 të Dhomës së Ulët, në votimin e ditës së djeshme mbështetën shpërbërjen e parlamentit. Kërkesa për shpërbërje u paraqit nga tri partitë më të mëdha politike.

Presidenti Millosh Zeman pasi të miratojë formalisht shpërbërjen, duhet të caktojë datën e zgjedhjeve brenda 60 ditësh. Ai ka propozuar që zgjedhjet të zhvillohen më 25-26 tetor, ndërkohë që zgjedhjet e rregullta ishin të planifikuara për në maj të vitit 2014.

/Jola Llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here