Cani: Ligj i ri për kontabilitetin

0

Ministri i Financave Shkelqim Cani, i pranishëm në takimin e Organizuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) ku u fol për ligjin ”Për kontabilitetin”. Pritet që ky ligj të forcojë rolin e tyre në kontrollin e financave dhe të rrisë besueshmërinë e raporteve të ekspertëve kontabël, të cilët do të operojnë në treg me rregulla me të ashpëra.

Në fjalën e tij ministri Cani e cilwsoi tw rëndishëm rolin e IEKA-s në thithjen e investimeve të huaja.”Ne e shohim këtë profesion jo vetëm si garancitë të çertifikimit ligjor të raportimit finaciar por si garanci të interesit publik dhe element që ndikon në mënyrë të konsiderueshme në përmisimin e cilësisë të pasqyrave financiare. Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore po mbështet shqetësimin e sistemit të sigurisë të kësaj organizate duke ndërtuar  kornizën e brenshme rregullative në përputhje me standartet ndërkombëtare të auditit dhe praktikat më të mira ndërkombëtar”,u shpreh ai.

Ndërkohë qeveria pritet të marrë masën e unifikimit të bilancave të hartuara nga kontabilistët, ҫ’ka do të thotë se raportet që dorëzohen në tatime të jenë të njëjta me ato që dorëzohen në bankë. “Qeveria do të nxjeri një rregull i cili do të detyroj bankat do të detyroj kompanitë që të jënë në linjë me njera tjetrën, për ato bilance të cilat ngarkohen me kredi. Është një nga arsyet themelore të kredive të këqija të cilat sot janë 24%. Nuk mund të vij një kompani të ketë një bilancë fiks në tatime dhe e njëjta kompani të shkojë me një bilancë Y në bankë”, tha Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj,.

Ndërkaq, ambasadori i BE-së, Sequri theksoi se BE ka kontribuar në forcimin dhe rritjen e standardeve të auditimit në Shqipëri, dhe në 6 vitet e fundit ka dhënë 1 milionë euro për këtë, ndërsa kreu i KLSH-së, që auditon çdo qindarkë të fondeve publike se si shpenzohen i kërkoi IEKA-s të bëjë auditimin e Institucionit që ai drejton.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here