Cana: Serbët do t’i presim sipas Kanunit, një mik brenda shtëpisë 100% i sigurt

0

Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana është shprehur se serbët do të priten në Shqipëri sipas kanunit. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Cana tha se nuk priste që ndeshja do të shkonte kështu pavarësisht tensioneve të kuptueshme.

“Tifozeria e kombëtares sonë si në shtëpi, ashtu edhe jashtë, ka pasur sjellje shembullore. Nga ana tjetër, Serbia ka pasur gjithmonë problem me tifozerinë e saj. Në Kanunin tonë të Lekë Dukagjinit e kemi që, kur e presim një mik brenda shtëpisë, ai është I sigurt 100%.” tha Cana.

Lideri i kuqezinjve ende ka shenja që i ka marrë në një gisht të dorës. “ Ku jemi ne, jemi bashkë. Jemi një trup, një njeri, një përfaqësues, një komb. Ai tifoz i fashmëm më ka kafshuar gishtin, teksa donte të ma këpuste. Kam edhe një shënjë në një gisht tjetë, port ë them të drejtën nuk e di si e kam bërë.” shtoi mbrojtësi.

Cana tha se faji nuk mund të jetë i federatës sonë pasi ishin ato, të cilit i vendosën në fillim kushtet. “Faji nuk mund t’I lihet federatës SONË. Biletat që I janë dhënë federatës sonë janë kther për shkak të kushteve që na janë vënë. Pra, një faj i tillë nuk mund t’i hidhet federatës sonë.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here