Caktohen çmimet e karburanteve deri në datën 12 prill

Caktohen çmimet e karburanteve deri në datën 12 prill

Bordi i transparencës vendosi çmimet e shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë në tregun vendas deri më datë 12 prill 2022. Këto çmime vjnë si reflektim i ndryshimeve të shfaqura nga tregjet ndërkombëtare. Sipas vendimit të marrë nga bordi, nafta do të shitet me 233 Lekë/litri dhe benzina me 209 Lekë/litri. “Nisur sa më

Bordi i transparencës vendosi çmimet e shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë në tregun vendas deri më datë 12 prill 2022. Këto çmime vjnë si reflektim i ndryshimeve të shfaqura nga tregjet ndërkombëtare. Sipas vendimit të marrë nga bordi, nafta do të shitet me 233 Lekë/litri dhe benzina me 209 Lekë/litri.

“Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në datë 12.04.2022, si më poshtë:

221 Lekë/litri për gazoilin;

197 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazin;

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në 12.04.2022, si më poshtë:

233 Lekë/litri për gazoilin;

209 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

“Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 5 prill, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim”.

Nur Karik

 

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar