Caktohen 2 gjykatësit që do të shqyrtojnë cështjen e 21 Janarit

Caktohen 2 gjykatësit që do të shqyrtojnë cështjen e 21 Janarit

Gjykata e Apelit ka hedhur sot shortin për caktimin e dy gjykatësve të rinj për të shqyrtuar dosjen e “21 Janarit”. Ervin Metalla dhe Evjeni Sinoimeri do jetë dy gjyqtarët e rinj që do të ndjekin cështjen e 21 Janarit në Apel. Seanca e parë e mbajtur më 19 korrik nisi me dorëheqjen e gjyqtarit

Gjykata e Apelit ka hedhur sot shortin për caktimin e dy gjykatësve të rinj për të shqyrtuar dosjen e “21 Janarit”. Ervin Metalla dhe Evjeni Sinoimeri do jetë dy gjyqtarët e rinj që do të ndjekin cështjen e 21 Janarit në Apel.

Seanca e parë e mbajtur më 19 korrik nisi me dorëheqjen e gjyqtarit Agron Papajani shqyrtimi i dosjes së “21 Janarit” në gjykatën e Apelit ndaj dy gardistëve të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve në 21 Janar të viti 2011. Ndërsa seanca e dytë, për shqyrtimin e cështjes në Gjykatën e Apelit, u zhvillua me dyer të mbyllura.

Ndërkohë, pak ditë më parë u përjashtua gjykatësi Fatos Qato. Kërkesa për përjashtimin e Qatos u bë  nga Genci Gjokutaj, avokati i të pandehurit Ndrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Republikës, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj.

Edhe pse nuk dihen argumentet e përdorura për përjashtim në kërkesën e tij, avokati Gjokutaj përdori si argument faktin se bashkëshortja e gjykatësit Qato, Mirela Qato është anëtare e Partisë Socialiste dhe ka qenë një ndër organizatoret e protestës së 21 janarit.

Ndrea Prendi, ish-shef i Gardës, akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt, ndërsa Agim Llupo, ish-gardist, për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Të dy janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, me arsyetimin se fakti nuk provohet.

/Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar