Bylykbashi: S’tërhiqemi, po vëmë balancat në KQZ

Bylykbashi: S’tërhiqemi, po vëmë balancat në KQZ

Një nga ekspertët demokratë dhe njëkohësisht këshilltar i kryeministrit Berisha, Oerd Bylykbashi, thotë se ikja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni ka prishur balancat politike që ishin vendosur në KQZ. “Balanca është parimi jo vetëm themelor por është boshti kurrizor i të gjithë administratës zgjedhore, i te gjitha garancive qe sot ekzistojnë në Kodin

Një nga ekspertët demokratë dhe njëkohësisht këshilltar i kryeministrit Berisha, Oerd Bylykbashi, thotë se ikja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni ka prishur balancat politike që ishin vendosur në KQZ.

“Balanca është parimi jo vetëm themelor por është boshti kurrizor i të gjithë administratës zgjedhore, i te gjitha garancive qe sot ekzistojnë në Kodin Zgjedhor që përshkojnë të gjithë procesin. Balanca politike, balanca midis dy palëve, kontrolli i përbashkët i administrimit zgjedhor, është ajo qe i jep jete këtij procesi me modelin që në kemi zgjedhur dhjete vjet me parë. Kuvendi po i jep përgjigjen tentativave që zoti Rama tipikisht ka bërë. Ne vitin 2007 bllokoi listat e zgjedhësve, ne vitin 2009 kërcënoi me bojkotim te zgjedhjeve. Te njëjtën gjë bëri në vitin 2011. Gjithmonë zoti Rama ka një faturë nga institucionet”, ka deklaruar Bylykbashi.

Ai thotë se prishja e balancave në KQZ, sjell të njëjtin proces edhe në Komisionet e tjera të administrimit të zgjedhjeve. “Ky komision ka emëruar sot 89 komisione të nivelit të mesëm, të cilët në këtë moment janë të gjithë me kontroll mazhoritar nga opozita e drejtuar PS. Gjysma e tyre janë në raportin 4 me 3 ne favor të opozitës dhe gjysma tjetër në raport 5 me 2. Kjo është një situate tjetër haptazi e paligjshme, sepse ligji thotë ‘barazoheshim politik’. Nëse kjo nuk zgjidhet situata do te përkeqësohet me tej me emërimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe te Grupeve të Numërimit, ku i gjithë kontrolli do te jete i opozitës. Nëse kjo nuk zgjidhet shpejt, impakti qe kjo prodhon mbi procesin zgjedhor, sigurisht është negativ”, vijoi ai.

Eksperti demokrat i zgjedhjeve, thotë se marrëveshja për balancimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është arritur që nga viti 2003 dhe është zbatuar në vijimësi. “Në vitin 2003 haptazi u ra dakord që për herë të parë administrata zgjedhore, te ishte e balancuar nga KQZ ne nivelet e mëposhtme dhe mazhorancën do ta kontrollonte mazhoranca qeverisëse. Për sa kohe partitë politike gjithmonë e kanë konfirmuar këtë marrëveshje themelore, ne nuk kemi se si sot ta zhbëjmë me një lëvizje tinëzare duke pritur momentin e fundit për të lëvizur nga një krah në krahun tjetër, për të bere atë qe Rama tha se “me LSI po marrim kontrollin e administratës zgjedhore”. Një rrëshqitje jo vertebrori nga një krah në krahun tjetër nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka helmuar praktikisht frymën e besimit në administratën zgjedhore, por mbi te gjitha ka tharmuar garancinë themelore te procesit”, u shpreh Bylykbashi. Ai thotë se Partia Demokratike nuk po kërkon shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, por po përpiqet për të rikompozuar balancat në KQZ.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar