Buxheti i shtetit, 18 miliardë lekë më pak të ardhura

Buxheti i shtetit, 18 miliardë lekë më pak të ardhura

Qeveria e re që do të vijë në pushtet në shtator mesa duket do të haset me një gropë fiskale nga qeveria aktuale.  Qeveria e Edi Ramës duhet të shikojë patjetër treguesit e saj fiskal. Pa llogaritur ato të ardhura të munguara nga buxheti i shtetit që mbeten larg deklarimit, në shtatë muajt e parë

Qeveria e re që do të vijë në pushtet në shtator mesa duket do të haset me një gropë fiskale nga qeveria aktuale.  Qeveria e Edi Ramës duhet të shikojë patjetër treguesit e saj fiskal.

Pa llogaritur ato të ardhura të munguara nga buxheti i shtetit që mbeten larg deklarimit, në shtatë muajt e parë të këtij viti, qeveria shqiptare është 18 miliardë lekë larg realizimit nga parashikimi i bërë.

Ministria e Financave tregon se gjatë kësaj periudhe, arkës së shtetit i mungojnë rreth 15 miliardë lekë të ardhura nga tatimet dhe doganat. Edhe pse ka kaluar afati i publikimit të treguesve fiskalë, akoma nuk është bërë një pasqyrim financiar, ndërsa kompensimi  i TVSH-së  për kompaninë ‘’Kurum  Internacional’’ të një shume prej 3 miliard lekësh nuk është  futur tek këta tregues. Kjo tregon se mungesës të 15 miliardëve ju shtohet dhe shuma e dhënë nga kjo kompani.

/Ariana   Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar