Burrel, ‘’Ura e Zogut‘’ shitet për skrap

Burrel, ‘’Ura e Zogut‘’ shitet për skrap

Ura e Zogut mbi lumin Mat në Burrel, e cila është edhe monument kulture, po vidhet çdo ditë për skrap. Parmakët metalikë dhe një pjesë e shtresës së poshtme të urës janë prerë dhe vjedhur. E vetmja pjesë e pa prekur ende është pjesa e betonuar dhe harqet me strukturën e tyre të veçantë për

Ura e Zogut mbi lumin Mat në Burrel, e cila është edhe monument kulture, po vidhet çdo ditë për skrap.

Parmakët metalikë dhe një pjesë e shtresës së poshtme të urës janë prerë dhe vjedhur. E vetmja pjesë e pa prekur ende është pjesa e betonuar dhe harqet me strukturën e tyre të veçantë për të cilën shquhet kjo urë.

Por përveç vjedhjes për skrap, kjo urë është dëmtuar shumë edhe nga shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit Mat. Edhe pse shqetësimi është ngritur shumë herë në strukturat përkatëse, nuk është marrë asnjë masë për ruajtjen e urës së Zogut.

Kjo urë i përket vitit 1927  dhe është ndërtuar me fondet e qeverisë së atëhershme italiane. Vlen të përmendet fakti që ura është projektuar nga inxhinierë italianë,  gjithashtu e gjithë baza materiale është sjellë nga Italia, ndërsa sot kjo urë me vlera të veçanta  kulturore ka mbetur në mëshirë të fatit.

 

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar