Burrel, shpërthen nga tritoli një lokal pranë bashkisë

0

Një lokal ka shpërthyer sot rreth ores 03:00  të mëngjesit  duke tronditur qytetin e Burrelit. Burimet policore bëjnë të ditur se lokalit i ishte vënë një sasi e konsiderueshme tritoli nga persona ende të paidentifikuar. Lokali ndodhet në rreth 10 m larg Bashkisë së Burrelit, në hyrje të lulishtes së qyetit ndërkaq që shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët blu të Policisë së Burrelit të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti. Pritet që për  hetim të mëtejshem të kësaj ngjarje të insistojnë edhe një grup ekspertësh nga Tirana. Mësohet se lokali ishte në pronësi të shtetasit Nazmi Stafasani.

/ Elta Liksenaj /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here