Burrel, gjendet i vetvarur 40 vjeçari

Burrel, gjendet i vetvarur 40 vjeçari

Gjendet i  vetvrarë  në oborrin e një banese të braktisur  40-vjeçari Agron Ali Koka nga  fshati Macukull në rrethin e Matit. Ngjarja e rëndë ndodhi, në lagjen “Kalivaç” dhe shokoi të gjithë banorët të këtij fshati. Mësohet se Koka kurohej javët e fundit për shkak të depresionit, ndërkohë që familjarët tregonin kujdes për ta mbajtur sa

Gjendet i  vetvrarë  në oborrin e një banese të braktisur  40-vjeçari Agron Ali Koka nga  fshati Macukull në rrethin e Matit. Ngjarja e rëndë ndodhi, në lagjen “Kalivaç” dhe shokoi të gjithë banorët të këtij fshati. Mësohet se Koka kurohej javët e fundit për shkak të depresionit, ndërkohë që familjarët tregonin kujdes për ta mbajtur sa më pranë.

Në qendër të fshatit Macukull, Agron Koka kishte pasur një dyqan, ndërkohë që vitin e fundit puna kishte pësuar rënie të ndjeshme, derisa ishte detyruar ta mbyllte aktivitetin. Rreth orës 08:00 familjarët kanë dalë nga shtëpia dhe kanë nisur kërkimet për njeriun e tyre të afërm. “Në oborrin e N. Kokës ai është gjetur i pajetë”, sqaruan burime pranë Komisariatit të Policisë Mat.

/Sonila Duka/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar