Burg të përjetshëm Amerikanes, i preu gjenitalin ish-bashkëshortit

0

Amerikanja Catherine Kieu, 50 vjeç, pas sulmit që i bëri burrit të saj me një thikë në korrik të 2011-tës është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm.

Sipas prokurorëve kjo shtetase,  i kishte dhënë më parë pilula gjumi burrit të saj e më pas e kishte lidhur atë pas krevatit dhe kishte kryer aktin barbar.

Ndërsa avokatët e 50 vjeçares, thanë se ajo kishte probleme mendore e shëndetësore, që i janë shkaktuar prej abuzimit kur ishte fëmijë dhe prej ish-të shoqit të saj. Gjithashtu ata pohuan se ajo mund të kërkojë lirimin me kusht nga gjykata vetëm pas 7 vjetësh.

Kieu the se i shoqi e kishte humbur pjesën e mbetur të jetës së tij dhe identitetin, pas sulmit të saj.

Sipas policisë çifit kishte qenë duke u divorcuar gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë në gjykatë Catherine Kieu është shprehur ndaj zyrtarëve të pranishëm në vendngjarje, se “ai e meritonte atë”.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here