Elementet e periudhës së komunizmit të vendosura në bunkerin e nëndheshëm “Bunk’Art” vijojnë të jenë më të vizituarat nga qytetarët e Tiranës. Përveç dhomave të udhëheqësve politikë të asaj kohe si, Enver Hoxha apo Mehmet Shehu, me mjaft kureshtje janë përcjellë edhe objekte të ndryshme që rivijnë në këtë kohë. Nje nga 106 dhomat më të
Elementet e periudhës së komunizmit të vendosura në bunkerin e nëndheshëm “Bunk’Art” vijojnë të jenë më të vizituarat nga qytetarët e Tiranës.
Përveç dhomave të udhëheqësve politikë të asaj kohe si, Enver Hoxha apo Mehmet Shehu, me mjaft kureshtje janë përcjellë edhe objekte të ndryshme që rivijnë në këtë kohë. Nje nga 106 dhomat më të vizituara është edhe “Muzeumi i Ndërlidhjes”. Kjo hapësirë i është dedikuar pikërisht komunikimit gjatë asaj periudhe ku aparaturat janë mjaft të sofistikuara për kohën.
Një slogan i regjimit komunist, por që edhe sot e kësaj dite, përdoret nga të gjithë ushtritë e botës është: “Pa ndërlidhje nuk ka komandë, dhe pa komandë nuk ka fitore”.
Një pjesë e bunkerit, që për arsye sekreti, edhe sot është e ndarë nga pjesa tjetër e tunelit, ishte e destinuar për impiantin e ndërlidhjes.
Në këtë dhomë janë ekspozuar disa nga aparatet origjinale të përdorura në vite nga ushtria shqiptare. Ato që duken më modernë ishin instaluar në repartin e ndërlidhjes së këtij bunkeri të inauguruar nga Enver Hoxha me 28 qershor të 1968.
Përpos veçantisë së kësaj dhome në korridoret jashtë saj ekpozohet një foto e ish-diktaktorit Enver Hoxha, i cili foton e ka realizuar pikërisht në vendin ku është vendosur.
Që prej datës 22 nëntor kur është çelur, Bunk’Art vijon të jetë mjaft i vizituar, me një fluks të lartë qytetarësh të të gjitha moshave, të cilët duan të njihen me këtë pjesë të historisë në vendin tonë.
Bunkeri i nëndheshëm 5-katësh ofron instalacione artistike, dokumente historike origjinale dhe objekte muzeale që tregojnë rreth periudhës së komunizmit.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *