Bumçi takim me Verheije, kryetar i Grupit Parlamentar për Integrimin Hollandez

Bumçi takim me Verheije, kryetar i Grupit Parlamentar për Integrimin Hollandez

Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar për Integrimin në Parlamentin Hollandez, Mark Verheijen. Bumçi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e palës sonë për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë Ai falenderoi mbështetjen e

Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar për Integrimin në Parlamentin Hollandez, Mark Verheijen. Bumçi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e palës sonë për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë

Ai falenderoi mbështetjen e dhënë nga Holanda në këtë proçes dhe informoi se qeveria ka qenë plotësisht e angazhuar për të ecur përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian .

Ndërkohë , Verheijen vlerësoi ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe  ndau të njëjtin mendim me ministrin Bumçi lidhur me rëndësinë e dimensionit parlamentar të marrëdhënieve.

Gjithashtu konfirmoi se Holanda mbështet zgjerimin e BE-së duke inkurajuar Shqipërinë në plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara për marrjen e statusit të vendit kandidat.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar