Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se po dëmton themelet e politikës së fqinjësisë së mirë që ka ndjekur deri më tani Shqipëria. Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat, e cilësoi si të paprecedentë deklarataën e Ramës në konferencë me presidentin e Maqedonisë Georgi Ivanov, që sipas tij barazojnë pakicën maqedonase me
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se po dëmton themelet e politikës së fqinjësisë së mirë që ka ndjekur deri më tani Shqipëria.
Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi në një deklaratë për mediat, e cilësoi si të paprecedentë deklarataën e Ramës në konferencë me presidentin e Maqedonisë Georgi Ivanov, që sipas tij barazojnë pakicën maqedonase me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni.
“Rama po dëmton themelet e fqinjësisë së mirë. Rama nuk përmendi Marrëveshjen e Ohrit që i dha fund konfliktit në Maqedoni. Në një deklaratë të paprecedentë Rama i vuri shenjën e barazimit mes pakicës maqedonase dhe shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Rama duhet t`u shpejgojë shqiptarën politikën e re që po çbën themelet në të cilat është ndërtuar politika e Shqipërisë” theksoi Bumçi.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *