BSH, ulje historike të normës së interesit

Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit për herë të dytë radhazi në më pak se 20 ditë, duke e çuar normën në minimumin e ri historik, në shifrën 3%.

Guvernatori i BSH, Ardian Fullani, deklaroi se, kjo lëvizje vjen si rrjedhojë e rënies së përgjithshme të presioneve inflacioniste dhe thellimit të hendekut negativ të prodhimit në ekonomi. Duke folur për treguesit buxhetorë. Gjithashtu ai theksoi se, nivelet aktuale të borxhit janë të papërballueshme në

afatin e gjatë dhe mbështeti masat për korrektim fiskal. Guvernatori la të kuptohet se është në favor të projekt-buxhetit 2014 dhe të paketës fiskale

shtrënguese që e shoqëron.

Banka e Shqipërisë ka konstatuar në javët e fundit një ngadalësim të vazhdueshëm të ekonomisë krahasuar me vlerësimet e mëparshme. Në muajt e fundit, ekonomia ka vendosur në të njëjtën linjë qeverinë,Bankën Qëndrore dhe organizimet financiarë ndërkombëtarë, që të gjithë këta komponentë kanë ulur parashikimet për rritjen vjetore në më pak se 1%.

Kjo ulje e norms bazë të interest në 3% thellon stimujt monetarë, pasi duhet të zhvillohet një politikë fiskale që pritet të marrë gjithnjë e më shumë tipare shtërnguese. Uljet e norms bazë, deri tani kanë ndikuar në ulje të forta të interesave të borxhit të brendshëm public dhe të depozitave bankare, ndërkohë që përcjellja në interesat e kredive ka qenë e pjesshme.

/Xhevahir Qardaku/

]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar