BSH, ulen interesat e depozitave në lekë dhe euro

BSH, ulen interesat e depozitave në lekë dhe euro

Banka e Shqipërisë e konsideron sukses mbajtjen nën kontroll të inflacionit, por pranon faktin se politika e ndjekjes së  uljes së normës bazë të interesit nuk ka dhënë rezultat. Detyra e Bankës së Shqipërisë është stabiliteti i çmimeve,  duke mos përfshirë probleme të tjera të vendit dhe duke ruajtur paanshmërinë me INSTAT-in. Ekspertët e BSH-së

Banka e Shqipërisë e konsideron sukses mbajtjen nën kontroll të inflacionit, por pranon faktin se politika e ndjekjes së  uljes së normës bazë të interesit nuk ka dhënë rezultat.

Detyra e Bankës së Shqipërisë është stabiliteti i çmimeve,  duke mos përfshirë probleme të tjera të vendit dhe duke ruajtur paanshmërinë me INSTAT-in.

Ekspertët e BSH-së deklaruan se ajo është e gatshme që të ulë sërisht normën bazë të  interesit sa herë që do të jetë e nevojshme, por tek bankat e nivelit të dytë ndjekja e kësaj politike duket e vështirë.

Vlerësimet për një kërkesë të dobët dhe presioni i ulët inflacionist ka bërë që BSH-së ta reduktojë normën bazë të interesit në 0.25 pikë përqindje në fund të muajit janar, duke e çuar atë në një nivel të ri historik prej 3.75 për qind.

Fluksi i emigrantëve është ai që e ka mbajtur disi të  pandryshuar interesin e depozitave duke u dhënë mundësi bankave që të thithin sa më shumë likuiditete.

Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të Politikës Monetare për 3-mujorin e parë të 2013 tha se, “ të dhënat paraprake për muajin mars dhe prill tregojnë për reduktime të kostos së fondeve në lekë, në përputhje me sinjalin e politikës monetare”.

Në terma mesatarë, interesi për këtë segment maturiteti në muajt janar-shkurt, rezulton 1.13 pikë përqindje më i lartë sen ai i tremujorit të katërt.

“Kosto e huadhënies vijon të jetë më e shtërnguar për bisneset , për të cilat standartet e kreditimit rezultojnë në përgjithësi më të shtërnguara. Kredia afatmesme  vijon të shfaqë prirje rritëse, shoqëruar me zvogëlim të sasisë së kredisë, ndërsa kredia afatgjatë e aplikuar mëë së tepërmi për kredi hipotekore, vijon të shfaqë prirje të qëndrueshme rënëse”, thotë BSH.

Krahasuar me 3-mujorin e kaluar ajo është  ulur me 0.26 pikë përqindje nw  9.46 për qind në muajt janar-shkurt.

/ Erilda Sulika /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar