BSH: Rritja ekonomike njëlloj si në 2012-ën

BSH: Rritja ekonomike njëlloj si në 2012-ën

Sipas Bankës së Shqipërisë zhvillimet ekonomike këtë vit do të jenë me ritme të njëjta si ato të një viti më parë. Grupi i ekspertëve të Bankës së Shqipërisë parashikon, se dhe për vitin 2013 rritja ekonomike do të jetë pranë niveleve të vitit të kaluar, ndonëse balanca e rreziqeve është zhvendosur në kahun rënës. Kërkesa

Sipas Bankës së Shqipërisë zhvillimet ekonomike këtë vit do të jenë me ritme të njëjta si ato të një viti më parë. Grupi i ekspertëve të Bankës së Shqipërisë parashikon, se dhe për vitin 2013 rritja ekonomike do të jetë pranë niveleve të vitit të kaluar, ndonëse balanca e rreziqeve është zhvendosur në kahun rënës.

Kërkesa e huaj pritet që të japë një kontribut më të ulët gjatë këtij viti, si pasojë e ndikimit të ngadalësimit ekonomik të vendeve partnere. Ndërsa, intensifikimi i shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit, pritet që të shfaqë një kontribut më pozitiv  sektori publik në rritjen e kërkesës agregate.

Përsa i përket aftësisë së saj për një rritje në sektorin privat, duket se është e limituar në kohë dhe e kufizuar nga respektimi i treguesve të deficitit buxhetor. Por rritja e kërkesës nën potencialin e ekonomisë edhe për pjesën e mbetur të vitit, do të vijojë të ushtrojë presione të dobëta inflacioniste.

Banka Botërore ka rritur parashikimet se për këtë vit vendi jonë mund të ketë një rritje prej 1.8 %. Ndërkaq, pritet që BB në shtator të paraqesë një paketë reformash për qeverinë e re. Paketa e këshillave shihet nga ekspertët e Ministrisë së Financave si mini-Plan Shpëtimi, që në një të ardhme jo shumë të largët mund të shoqërohet me fondë në mbështetje të ekonomisë shqiptare.

Donatorët, BEI, BERZH dhe Banka Botërore e patën premtuar një ndihmë prej 15 miliardë dollarësh si mbështetje për vendet e rajonit, të cilat janë goditur së tepërmi nga kriza në eurozonë. Mirëpo ky plan ende në rrafshin teorik nuk ka gjasa të jepet pa aplikuar më parë masa shtrënguese, të cilat parashikojnë një disiplinë të ashpër fiskale. Masa e parë lidhet me reduktimin e borxhit publik më poshtë nivelit 60 %.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar