BSH: Rritet besimi në ekonomi

0

Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti besimi i bizneseve dhe konsumatorëve tek ekonomia është rritur , megjithëse ende është nën mesatare. Kjo rritje e besimit ka ardhur si pasojë e rritjes në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë.

Sipas të dhënave të raportit të publikuar nga Banka e Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi nivelin 87.9 në tremujorin e tretë të vitit 2013 një rritje me rreth 10.3 pikë përqindjeje. Pavarësisht kësaj rritje të ndjeshme gjatë këtij tremujori besimi i biznesve dhe konsumatorëve është rreth 12.1% nën mesataren e tij afatgjatë.

Ndërkohë treguesi i besimit të konsumatorëve vlerësohet se ka rënë me 0.9 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë të vitit 2013, pasi pësoi rritje dy tremujorët e mëparshëm. Në sektorin e industrisë treguesi i besimit u përmirësua me rreth 1.5 pikë përqindje, në tremujorin e tretë të vitit 2013 . Rreth 11.4% e bizneseve në sektorin e industrisë kanë kryer investime të reja në gjashtë muajt e fundit. Investimet e reja u përqendruan kryesisht në blerjen e pajisjeve teknologjike. Sipas vrojtimit vlerësohet se për gjashtëmujorin e ardhshëm, 14.7% e bizneseve pritet të kryejnë investime të reja, në struktura dhe pajisje teknologjike.

Gjithashtu treguesi i besimit në shërbime u përmirësua në tremujorin e tretë, pas rënies me rreth 4.9 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2013. Ndërmarrjet që operojnë në sektorin e shërbimeve kanë vlerësuar të përmirësuara pothuaj të gjitha aspektet e biznesit të tyre. Edhe treguesi i besimit në shërbime u përmirësua në tremujorin e tretë, pas rënies me rreth 4.9 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2013. Nga ana tjetër treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit ka shënuar rënie me rreth 4.4 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë të vitit 2013.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here