Bruksel: Nis takimi Thaçi-Daçiç

0

Ka nisur sot në Bruksel takimi i përbashkët ndërmjet Thaçi-Daçiç, ku do të diskutohet mbi  marrëveshjen dhe normalizim ndërmjet dy vendeve, për të cilën u arrit një pajtueshmëri në muajin Prill të këtij viti.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, është takuar fillimisht me kryeministrin serb, Ivica Daçic, dhe delegacionin e tij.

Më pas Ashton do të vijojë takimin e saj me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ekipin e tij, thuhet në njoftimin për media.

Takimi i përbashkët Thaçi-Daçiç do të zhvillohet pas bisedimeve dypalëshe me baroneshën Ashton.

Ky takim përkon në të njëjtën periudhë  kur qeveria e Kosovës po ballafaqohet me vështirësinë e miratimit  të Projekt-ligjit për amnistinë, i cili buron nga marrëveshja për normalizim.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur mbi të ashtuquajturin “kuvend” të serbëve në pjesën veriore të Kosovës ku ka thenë se:  “nuk shkon në favor as të Serbisë e as të popullit serb në Kosovë”.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here