Britanikët zgjedhin sot kryeministrin e ri

Britanikët zgjedhin këtë të enjte parlamentin e ri. Kjo është qeveria e dytë që pritet të dalë në pak muaj. Sipas sondazheve të ditëve të fundit, kryeministri Johnson është 10 pikë përqindje para liderit të opozitës, Corbyn. Ata votuan në orët e para të mëgjesit, në Londër. Kryeministri Johnson theu traditën. Ai zgjodhi të votonte,

Britanikët zgjedhin këtë të enjte parlamentin e ri. Kjo është qeveria e dytë që pritet të dalë në pak muaj. Sipas sondazheve të ditëve të fundit, kryeministri Johnson është 10 pikë përqindje para liderit të opozitës, Corbyn.

Ata votuan në orët e para të mëgjesit, në Londër. Kryeministri Johnson theu traditën. Ai zgjodhi të votonte, jo në zonën e tij elektorale. Kreu i konservatorëve nuk kishte harruar të merrte qenin e tij.

Kundërshtari i tij politik, udhëheqësi i partisë Laburiste, kishte zgjedhur të kishte në krah gjatë votimit, bashkëshorten e tij.

Këto zgjedhjen shihen tepër të rëdësishme për të ardhmen e Britanisë. Johnson është zotuar se do ta çojë deri në fund procesin e Brex-it, me ose pa marrëveshje.

Por, udhëheqësi i partisë opozitare Laburiste nuk është dakord me qëndrimin e kreut të qeverisë. Ai thekson se duhet të rishikohet edhe njëherë marrëveshja me Brukselin.

Një tjetër premtim i rëndësishëm gjatë fushatës së Jeremy Corbyn ka qenë dhe rimëkëmbja e sektorit të shëndetësisë. Ai ka deklaruar se do të rritet buxheti dhe se do të rishikohen pagat e stafit mjekësor.

Qëndrat e votimit do të mbyllen në orën 22:00 me orën lokale.

L.M

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar