Britania ofron viza për përkthyesit afganë

Britania ofron viza për përkthyesit afganë

Rreth 600 përkthyes afganë të cilët kanë shërbyer me forcat britanike kundër talebanëve në Afganistanin jugor do të lejohen të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar qeveria britanike. Kryeministri David Kamerun fillimisht kundërshtoi këtë lëvizje, por u tërhoq pas një fushate që bënte thirrje për përkthyesit dhe familjet e tyre të lejohen të qëndrojnë

Rreth 600 përkthyes afganë të cilët kanë shërbyer me forcat britanike kundër talebanëve në Afganistanin jugor do të lejohen të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar qeveria britanike.

Kryeministri David Kamerun fillimisht kundërshtoi këtë lëvizje, por u tërhoq pas një fushate që bënte thirrje për përkthyesit dhe familjet e tyre të lejohen të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Burime nga zyra e Cameron në Downing Street u shprehën të mërkurën se ai ishte përgatitur për të ofruar viza pesë vjeçare për ata që shërbyen për një vit ose më shumë në vijën e frontit të luftës.

Kamerun kishte thënë më parë që përkthyesit afganë, të cilët thanë se ishin nën kërcënimin e sulmit nga talebanët në atdheun e tyre për shkak të punës me forcat e huaja, duhet të lejohen për të qëndruar në Britani vetëm në raste ekstreme.

“Kur ne mendojmë për të gjithë ato që kemi shpenzuar, kostoja në të holla dhe jetët njerëzore të cilat i kemi vënë në Afganistan, duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të inkurajuar afganët e talentuar për të qëndruar në vendin e tyre dhe të kontribuojnë atje,” tha Kamerun.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar