Britania në kohë të anullojë Brexit-in

  Sipas opinionit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Londra është në kohë për të anulluar shkëputjen nga BE dhe të vendosë të vazhdojë të jetë pjesë e unionit. Londrës i ka mbetur vetëm pak kohë për të vendosur, deri në përfundim të procedurave të shkëputjes, pra brenda gjysmës së parë të 2019-ës. Opinioni mban firmën

brexit-and-the-eu-810x456

 

Sipas opinionit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Londra është në kohë për të anulluar shkëputjen nga BE dhe të vendosë të vazhdojë të jetë pjesë e unionit. Londrës i ka mbetur vetëm pak kohë për të vendosur, deri në përfundim të procedurave të shkëputjes, pra brenda gjysmës së parë të 2019-ës.

Opinioni mban firmën e avokatit të përgjithshëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Manuel Campos Sançez-Bordona, i cili u ktheu përgjigje letrës së një grupi politikanësh skocezë të cilët u interesuan të dinin nëse anulimi Brexitit pranohej ligjërisht. Komisioni Europian ishte shprehur më herët se Neni 50 për shkëputjen e një vendi anëtar ishte i pakthyeshëm që prej momentit që aktivizohej.

Opinioni u publikua në një kohë kur parlamenti britanik kishte nisur debatin 5 ditor që do përmbyllej me votimin e marrëveshjes mes Londrës dhe Brukselit, më 11 Dhjetor. Plani për shkëputjen, i mbështetur nga kryeministrja May rrezikon të mos arrijë votat e nevojshme për miratim, pasi kundër saj janë një pjesë e deputetëve konservatorë. Mosmiratimi rrezikon t’a zhysë Britaninë në krizë të gjithanshme.

 

 

 

//T.Mazreku//

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar