Kryeministri britanik David Cameron nuk po arrin të marrë mbështetjen e parlamentit për nisjen e sulmit kundër Bashar al Assadit. Lideri opozitar i Partisë Laburiste, Ed Miliband sqaron sot se mbvështetja nuk do të jepet pa parë rezultatin e raportit të inspektorëve të OKB-së. “Jam i qartë që ky është një vendim i madh që
Kryeministri britanik David Cameron nuk po arrin të marrë mbështetjen e parlamentit për nisjen e sulmit kundër Bashar al Assadit.
Lideri opozitar i Partisë Laburiste, Ed Miliband sqaron sot se mbvështetja nuk do të jepet pa parë rezultatin e raportit të inspektorëve të OKB-së.
“Jam i qartë që ky është një vendim i madh që do të marrë parlamenti për masat ushtarake dhe nuk mendoj që vendimi duhet të bëhet në bazë të një orari artificial, kur parlamenti ende nuk i ka parë dëshmitë sot nga inspektorët e armëve të OKB-së. Jam i bindur që ne i kemi mësuar mësimet nga e kaluara, duke e përfshirë edhe Irakun dhe ne thjeshtë nuk mundemi që parlamenti t’ia lërë duart e lira kryeministrit për veprime ushtarake”, tha Miliband.
/Jola Llozhi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *