Britani, ndalohen islamofobët

Britani, ndalohen islamofobët

Britania ndalon hyrjen në territorin e saj të dy aktivistëve amerikan më bindje islamofobe. Këta të fundit shpresonin për tu bashkuar më një fushatë anti-islame së bashku me disa organizata majtiste angleze. Ndalja e tyre  nga policia Britanike u bë ditën e mërkurë gjatë orëve të vona të natës. Pamela Geller dhe Robert Spencer, të

Britania ndalon hyrjen në territorin e saj të dy aktivistëve amerikan më bindje islamofobe. Këta të fundit shpresonin për tu bashkuar më një fushatë anti-islame së bashku me disa organizata majtiste angleze. Ndalja e tyre  nga policia Britanike u bë ditën e mërkurë gjatë orëve të vona të natës.

Pamela Geller dhe Robert Spencer, të cilët bashkëthemeluan grupin anti-mysliman “Stop islamizimit”, synonin për tu bashkuar me një fushatë raciste në Woolwich, në jug të Londrës, ku ushtari britanik Lee Rigby ishte vrarë pak kohë më parë.

“Ne dënojmë të gjithë ata, sjelljet e të cilëve bien ndesh me vlerat tona të përbashkëta dhe nuk do të përkrahim ekstremizmin në asnjë formë,”-tha një zëdhënës Britanik lidhur më këtë çështje.

Ai shtoi se autoritetet britanike kanë të drejtë të përjashtojnë një individ, nëse prania e tij në Britani të Madhe nuk është e favorshme për të mirën publike.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar